Aktualitet

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Gjirin e Lalzit, digjen 10 hektarë pyje

Në njoftimin e bërë për mediat, Institucioni i Prefektit të Qarkut Durrës shprehet se nuk ka rrezik në banesa pas distanca është e konsiderueshme.

21 Korrik 2022, 14:29 Nga e.k
Riaktivizohet vatra e zjarrit në Gjirin e Lalzit, digjen 10 hektarë
Pamje nga vatrat e zjarrit

DURRËS- Janë riaktivizuar sërish vatrat e zjarrit në zonën e Gjirit të Lalzit. Sipas autoriteteve po punohet për shuarjen e flakëve ndërkohë që në vendngjarje ndodhën  mjet zjarrifikës, 4 efektivë zjarrfikës të M.Z.Sh Durrës. Në njoftimin e bërë për mediat, Institucioni i Prefektit të Qarkut Durrës shprehet se nuk ka rrezik në banesa pas distanca është e konsiderueshme.

"Në vijim të raportimit për situatën emergjente nga ana e M.Z.Sh Durrës na komunikohet për riaktivizim të një vatre në Gjirin e Lalzit, Njësia Administrative Ishëm. Aktualisht po punohet me 1 mjet zjarrifikës, 4 efektivë zjarrfikës të M.Z.Sh Durrës. Nuk ka rrezik për banesat, pasi distanca është e konsiderueshme", thuhet në njoftim.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Durrës

Sektori i Planifikimit, Përballimit të Emergjencave Civile dhe Krizave

Në vijim të raportimit për situatën emergjente nga ana e M.Z.Sh Durrës na komunikohet për riaktivizim të një vatre në Gjirin e Lalzit, Njësia Administrative Ishëm. Aktualisht po punohet me 1 mjet zjarrifikës, 4 efektivë zjarrfikës të M.Z.Sh Durrës.
Nuk ka rrezik për banesat, pasi distanca është e konsiderueshme.

Në fshatin Shetaj, Njësia Administrative Ishëm vazhdojnë të jenë aktive vatrat. Zjarri është duke u favorizuar edhe nga era.
Sipërfaqja e djegur arrin deri tani afërsisht 10 ha pyje.

*Administratori i Njësisë Administrative Ishëm sapo kërkoi pranë Institucionit të Prefektit mbështetjen nga ana e AKMC pasi është e pamundur neutralizimi i zjarrit në fshatin Shetaj*

zjarret ne vend durres

Sondazh

Poll