Politike

'I afërmi me resort në Butrint'/ Gjiknuri i përgjigjet Shehajt: Idiot i dobishëm, shihemi në gjyq

Gjiknuri iu drejtua Shehajt duke i thënë se së bashku do të shihen në gjyq për shpifje. 

21 Korrik 2022, 14:27 Nga A.B

'I afërmi me resort në Butrint'/ Gjiknuri i përgjigjet

TIRANË- Deputeti socialist Damian Gjiknuri i është përgjigjur demokratit Agron Shehaj në lidhje me akuzat në parlament. Nga foltorja e Kuvendit, Gjiknuri iu drejtua Shehajt duke i thënë se së bashku do të shihen në gjyq për shpifje. 

'Ky zotëria që unë do ta quaja një idiot të dobishëm. Ky më mirë të më kërkonte mua llogari. Shpjegimet i bën më mirë ministrja. Ju zotëri keni hall tjetër. Idiot i dobishëm që merresh me kushërinjtë e mi që qenkan biznesmenë nga viti 1991. Në fund të fundit janë në punën e tyre se nuk të kanë hyrë ty në xhep. Jo më larg se pardje ke marrë një njoftim që nuk ke paraqitur prova. E para ai nuk është djali i xhaxhait tim. Ti para ke. Për ty thonë që ke paguar 700 mijë për të zënë vendin. Njëherë të mori Luli, tani të mori Foltorja. Edhe ti që je biznesmen i ligjshëm nuk ke guximin të investosh. Bashkë takohemi në gjykatë. Mos e sill gjykatën e Tiranës në këtë parlament. Të mos ngelesh gjithmonë idioti i dobishëm”. '- u shpreh Gjiknuri.

damian gjiknuri seance plenare 21 korrik 2022

Sondazh

Poll