Politike

INTERPELANCA/ 'Butrinti', Shehaj: Pas resortit fshihen të afërm të Gjiknurit! Kumbaro: Po përgojoni biznesmenët

Shehaj akuzoi hapur, Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurin, si përfituesin real të resortit Manastir Resort që do të ngrihet në Parkun Kombëtar të Butrintit.

21 Korrik 2022, 13:47 Nga A.B
INTERPELANCA/ 'Butrinti', Shehaj: Pas resortit fshihen të
Agron Shehaj

TIRANË- Deputeti demokrat, Agron Shehaj, denoncoi nga foltorja e Kuvendit duke u shprehur se kompania “Alb Star” ka marrë statusin e investitorit strategjik për të fshehur gjurmët e ish-ministrit Damian Gjiknuri. Shehaj sqaroi se çfarë e lidh, sipas tij, kompaninë “Alb Star” me Damian Gjiknurin, ndërsa deklaroi se “Sipas të dhënave zyrtare nga thesari i shtetit, nga viti 2014 deri me sot, shoqëria Albastar ka qenë një nga kontraktorët më të mëdhenj të qeverisë shqiptare duke marrë pothuajse 100 milionë euro pagesa për tendera publikë, kryesisht ne infrastrukture”.

Shehaj akuzoi hapur, Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurin, si përfituesin real të resortit Manastir Resort që do të ngrihet në Parkun Kombëtar të Butrintit.

INTERPELANCA E PLOTË:

Agron Shehaj: Ka të bëjë me Parkun e Butrintit. Kjo hedh dyshime të forta se zonat e mbrojtura janë në interes të qeverisë. U vendos për resortin në Sarandë, në parkun e Butrintit. Bëhet fjalë për projektin Manastir Resort. Kompania Alb Star dhe Andi.shpk, nga Andi Gjiknuri, i afërmi i ministrit. Resortin e kanë të dyja kompanitë, por përfitimet i merr vetëm 'Alb Star'. Leja është dhënë për të dyja subjektet. Pavarësisht se janë dy kompani perfitimet i merr vetëm ortaku i ministrit. Kjo bëhet vetëm për të fshehur gjurmët e familjarëve të Gjiknurit. është bërë dhe ndryshimi i lejes, është hequr emri i Andit, fiks si rasti i Xhaçkës. E njëjta skemë. I gjithë shteti përfshihet për të mbuluar një rast flagrant. Vendimi i lejes tregon përfshirjen e të afërmit të Gjiknurit në këtë aferë. Elementi i dytë. Partneriteti nuk është i rastësishëm. Se cfarë i lidh, sipas të dhënave zyrtare nga viti 2014 e deri më sot, Alb Star ka qënë një nga kontraktorët më të mëdhenj të qeverisë shqiptare. Ka marë 100 mln tendera në infrastrukturë, në ato periudhë ministër i infrastrukturës ka qënë Damian Gjiknuri. Kam 3 pyetje. Dua të di, a ishit në dijeni se ka resport turistik? 

Mirela Kumbaro: Kam pasur respekt për profilin tuaj si biznesmen i suksesshme dhe e itenerarin tuaj e kam ndjekur me respekt. Por ju sot po përgojoni biznesmenë që bëjnë punë. Unë jam ministre Turizmit dhe jo më e Kulturës siç tha më parë edhe Tabaku.

Agron Shehaj: Kjo pika e vogël, është kjo këtu, që për ministren është e vogël, çdo shqiptar do ta kishte zili. Kjo pika e vogël do të jetë investim 28 mln euro. Kur morët vendimin që të zvogëlonit parkun pse nuk e vendosët këtu? E nxorët se ishte e kushërinjve të ministrit. Ju zonja ministre keni marrë një vendim.  

agron shehaj

Sondazh

Poll