Aktualitet

7000 rrënjë kanabis mes misrit, shpallen në kërkim 4 autorët, dy u arrestuan dje

Ndërkohë që dje u arrestuan Fatjon Gremi e Amarildo Xhafa dhe një tjetër u shpall në kërkim.

21 Korrik 2022, 14:04 Nga e.k
7000 rrënjë kanabis mes misrit, shpallen në kërkim 4
Droga e mbjellë në fushën me miser

FIER- Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 4 autorët e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Mujalli, Fier, ku u gjetën rreth 7000 rrënjë kanabisi. Ndërkohë që dje u arrestuan Fatjon Gremi e Amarildo Xhafa dhe një tjetër u shpall në kërkim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në kudër të operacionit policor të koduar “Zhavar” u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

H. D., 58 vjeç, banues në Tiranë;

E. Q., 82 vjeç, banues në Baltëz, Fier;

G. Q., 47 vjeç, banues në Baltëz, Fier;

A. M., 60 vjeç, banues në Baltëz, Fier.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, në parcelën me misër, në fshatin Mujalli, Fier. Gjithashtu, nga veprimet e kryera gjatë operacionit rezulton se personat e arrestuar ditën e djeshme dhe personi i shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit F. G., A. Xh. dhe S. L.  janë bashkëpunëtorë edhe në kultivimin e bimëve narkotike, në fshatin Mujalli.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 gjeneratorë, 1 radio si e Policisë dhe pajisje të ndryshme pune që shërbenin për mbjelljen dhe rritjen e bimëve narkotike. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Ditën e djeshme u arrestuan nga Policia Fatjon Gremi dhe Amarildo Xhafa. Parcela me kanabis u gjet në fshatin Mujalli të Fierit ku mes parcelave me misër autorët kishin mbjellë 7000 rrënjë kanabis. Misri i mbjellë kishte krijuar një mburojë perfekte pasi dhe nga ajri ishte thuajse e pamundur të identifikoheshin.  Që nga dita e djeshme Policia e Fierit ka nisur një aksion masiv për kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë për akuzën e mbjelljes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

fier kanabis mes misrit ne fier

Sondazh

Poll