Aktualitet

Qeveria miratoi Hartën e re Gjyqësore, Maks Haxhia: Do e dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese

Haxhia deklaroi se harta e miratuar nga qeveria është më e keqja e krijuar ndonjëherë.

21 Korrik 2022, 13:43 Nga A.B
Qeveria miratoi Hartën e re Gjyqësore, Maks Haxhia: Do e
Maks Haxhia

TIRANË- Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia tha se do ta çojnë hartën e re gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese. Në një konferencë për mediat, Haxhia deklaroi se harta e miratuar nga qeveria është më e keqja e krijuar ndonjëherë. Po ashtu, ai shtobn se hapi final i tyre do të jetë deri në Gjykatën Kushtetuese, procedurë për të cilën është ngritur dhe një grup pune i cili do të përgatisë materialet. 

“Pavarësisht vendimit të marrë sot i cili miratoi hartën gjyqësore, ne prapë qëndrojmë dhe këmbëngulim se ky është vendimi më i gabuar që ka marrë KLGJ. Nuk do na bëhet qefi dhe nuk do fgëzohemi sepse jemi të bindur se pasojat do jenë të rënda nëse aplikohet sepse mundësia e aplikimit është në pamundësi. Asnjëri nuk duhet të thotë se ne dështuam. Përkundrazi ne fituam sepse shprehëm qëndrimin tonë profesional kundrejt kësaj harte. Pavarësisht se mos-dëgjimi i grupeve të interesit në këtë vend bën që pasojat të bien mbi ne dhe publikun. Ne dalim nga kjo sallë të bindur se kemi marrë vendimin e drejtë. Për të qenë korrekt, kjo mbledhje është në konform të statutit dhe çdo vendim që do merret është i ligjshëm. Pavarësisht nga vendimmarrja, hapi ynë final do të jetë gjykata Kushtetuese. Ky këshill ka ngritur edhe një grup i cili do përgatisë materiale për gjykatën Kushetuese”– u shpreh Haxhia.

Qeveria shqiptare ka miratuar Hartën e re Gjyqësore. Ashtu siç kishte paralajmëruar harta e re është miratuar, pa marrë parasysh bojkotin e avokatëve që vazhdon prej disa javësh. 

harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll