Politike

I dënuar në Itali për prostitucion? PD kërkon hetim, Kokoneshi: Jam i pastër, Gaz Bardhi më shantazhon

Kokoneshi deklaron se dosja e tij është e pastër e se nuk ka asgjë të tillë siç pretendohet nga Partia Demokratike

21 Korrik 2022, 13:37 Nga A.B
I dënuar në Itali për prostitucion? PD kërkon hetim,
Fredi Kokoneshi

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi ka mohuar akuzat e Partisë Demokratike se ka qënë i dënuar në të shkuarën në Itali. Për mediat, Kokoneshi deklaron se dosja e tij është e pastër e se nuk ka asgjë të tillë siç pretendohet nga Partia Demokratike. Po ashtu, ai është i gatshëm që të tregojë se është i pastër e se nuk është dënuar për prostitucion apo trafikimi organesh. 

Akuza të përsëritura. Te njëjta me të vitit 2018. Ka një vendim të prokurorisë 15 korrik 2019 ku figura ime është e pastër, pas kontrolleve brenda dhe jashtë shtetit. Akuzat për shkak të një anëtari të këshillit kombëtar të PD, Dritan Stërkaj. Resorti i tij Divjaka resort strehë e Gazmend Bardhit. Ashtu si i kam kallzuar në prokurori, do t’i kallezoj sërish! Gaz Bardhi do të më shantazhojnë, sepse po verifikoj pronat e Divjaka resort.'- deklaron Kokoneshi.

Grupi i Partisë Demokratike, i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të nisë hetim ndaj Fredi Kokoneshit, kryetarit të Bashkisë Divjakë. Sipas PD-së, Kokoneshi rezulton të jetë i përfshirë dhe i dënuar për trafik të qënieve njerëzore në Itali.

fredi kokoneshi

Sondazh

Poll