Aktualitet

Policia dhe FNSH aksion në Sarandë, sekuestrohen mbi 300 shezlongë te Pema e Thatë

Operacioni është në vijim të operacionit të tre ditëve më parë ku u sekuestruan në të njëjtin vend 489 shezlongë dhe u proceduan pronarja dhe i biri i saj administrator.

21 Korrik 2022, 13:01 Nga e.k
Policia dhe FNSH aksion në Sarandë, sekuestrohen mbi 300
Pamje nga aksioni i policisë

SARANDË -Operacion i Policisë së Sarandës në bashkëpunim me FNSH. Sekuestrohen mbi 300 shezlongë në zonën e Pemës së Thatë në Ksamil.

Operacioni është në vijim të operacionit të tre ditëve më parë ku u sekuestruan në të njëjtin vend 489 shezlongë dhe u proceduan pronarja dhe i biri i saj administrator.

Burime policore bënë me dije se operacioni po vijon në brendësi të plazheve të Ksamilit, përballë “3 Ishujve”.

sarande

Sondazh

Poll