Politike

Rezoluta e Dick Marty-t/ Shehu: Do e votoj rezolutën edhe pse nuk realizon objektivin që duhet

Gjatë fjalës së tij deputeti demokrat, Tritan Shehu u shpreh se pavarsisht se ka disa mangësi do e votonte projekt rezoluten e propozuar nga mazhoranca.

21 Korrik 2022, 12:55 Nga e.k
Rezoluta e Dick Marty-t/ Shehu: Do e votoj rezolutën edhe pse nuk realizon
Tritan Shehu

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon diskutime të forta në seancën plenare ku po diskutohet projeklt rezoluta e propozuar nga mazhoranca në lidhje me raportin e Dick Marty-t. Gjatë fjalës së tij deputeti demokrat, Tritan Shehu u shpreh se pavarsisht se ka disa mangësi do e votonte projekt rezoluten e propozuar nga mazhoranca.

Tritan Shehu: Rezolutën tuaj do e votoj, pavarësisht nga ajo që bëni për të goditur çdo rezolutë që vjen. Do e votojmë edhe pse nuk realizon objektivin që duhet, nuk mund të bëjmë luftë të madhe kundër raportit. Raport paçavure, ju po e bllokoni në kundërshtim me rregulloren, rezolutën tonë për njohjen e genocidit në Srebrenicë. Ju jeni bashkëfajtor, që nga kryeministri.

tritan shehu seance plenare 21 korrik 2022

Sondazh

Poll