Politike

Rezolutë kundër raportit Dick Marty, Çollaku: Do e votoj pa rezerva! Kosovës i duhet nga Shqipëria ky akt

21 Korrik 2022, 12:43 Nga A.B
Rezolutë kundër raportit Dick Marty, Çollaku: Do e votoj pa
Kreshnik Collaku

TIRANË- Gjatë diskutimit mbi rezolutën e Dick Martyn, deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka deklaruar se do të votojë pro rezolutës kundër raportit të tij.

'Dhe unë do ta votoj rezolutën në denoncim të asaj veprimtarisë së Dick Marty. Po do e votoj pa asnjë rezervë. Këtu goja u prish nga kryeministri. Këtu zoti Majko ishte një përpjekje mes PD dhe PS, pranimi i aktit të genocidit serb në Kosovë. Nuk ka nevojë as të rendisni se nuk kërkuam bibliografi, kryeministri tha një gjysmë të vërtete. Akti se është kryer genocid i duhet më shumë Kosovës, ka një beteje me Serbinë. Kjo është si produkt i diçkaje, Vuçiç është qasur si aktor i barabartë me Kosovën. Kërkesa jonë është që parlamenti shqiptar duhet të dalë si dëshmitar i genocidit. Kosovës i duhet nga Shqipëria ky akt. Në këtë nevojë shikojeni, u fol këtu për Thaçin. A e kuptoni se sa i ndihmon një qëndrim nga parlamenti shqiptar se Serbia kreu gjenocid në Kosovë. I përkulem kontributet që Majko e ka menaxhuar krizën në atë kohë në Kosovë, u gjet një njeri i tillë. Sinqeriteti i Majkos i rri pak të mbulojë atë që ka ndodhur në qeverisjen socialiste. '- deklaroi ai.

kreshnik collaku seance plenare 21 korrik 2022

Sondazh

Poll