Politike

Rezoluta e Dick Marty-t/ Idrizi: Sot është dita e UÇK-së, votoni pro, nuk mund të shihen shqiptarët si xhelatë

Ai tha se dikur kanë shkuar e i kanë thënë 3 njerëz që Dick Marty ka marrë para nga Serbia për të bërë atë raport që i paraqet shqiptarët si xhelatë.

21 Korrik 2022, 12:36 Nga e.k
Rezoluta e Dick Marty-t/ Idrizi: Sot është dita e UÇK-së,
Shpëtim Idrizi

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon diskutime të forta në seancën plenare ku po diskutohet projeklt rezoluta e propozuar nga mazhoranca në lidhje me raportin e Dick Marty-t. Në fjalën e tij kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi u shpreh pro kësaj rezoluta që sipas tij dënon atë raport që i paraqiste shqiptarët si xhelatë kur në fakt nuk ishin. Ai tha se dikur kanë shkuar e i kanë thënë 3 njerëz që Dick Marty ka marrë para nga Serbia për të bërë atë raport që i paraqet shqiptarët si xhelatë.

Shpëtim Idrizi: Ders Mecshein, thotë se kurrë nuk janë bërë deklarata të forta ndaj një lideri në pushtet. Kam 3 dëshmitarë që kanë frikë të identifikohen që më thonë se Dick Marty ka marrë lek nga Serbia. Në raportin tuaj nuk ka të paktën një emër të një njeriu që i kanë marrë organet. Nëse doni të turpëroni diku në Shqipëri gjeni diçka tjetër dhe mos i akuzoni për trafik organesh. Unë i përkas shqiptarëve të Çamërisë, viktimë e gjëenocidit grek, në një kohë kur nuk kishte as CNN dhe as media që të dokumentonte ngjarjen. Serbia e Millosheviçit ka përdorur fuurat për zhdukjen e kufomave ndërsa sot shqiptarët shihen si xhelatë. Unë i kërkoj kësaj salle të nderuar të hedhë poshtë projektin e kësaj rezolute. Pa asnjë mëdyshje kjo rezolutë është akti i duhur për të vënë në vend dinjitetin e këtij parlkamenti, artë qëe në nuk e bëmë para 9 viteve. Sot Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë ndodhën në Hagë, prandaj unë ju bëj thirrje të gjithëve që ta votoni këtë rezolutë, dhe të bëjmë atë që se bëmnë para 9 viteve, sot është dita e UÇK-së.

shpetim idrizi ne elbasan

Sondazh

Poll