Aktualitet

Të shpallur në kërkim, ekstradohen nga Greqia drejt Shqipërisë dy persona (EMRI)

Qani Shehu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 vjet burgim për plagosje me armë zjarri

21 Korrik 2022, 12:38 Nga A.B
Të shpallur në kërkim, ekstradohen nga Greqia drejt
Policia

TIRANË- Qani Shehu dhe Albano Zepaj janë dy personat shqiptarë të cilët janë vënë në pranga dhe pritet që të ekstradohen. Qani Shehu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 vjet burgim për plagosje me armë zjarri. Ndërsa, Albano Zepaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Ekstradohen nga Greqia drejt Shqipërisë, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina/Greqi, u bë i mundur arrestimi në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasve shqiptarë: Qani Shehu, 44 vjeç, lindur në Mallakastër dhe Albano Zepaj, 39 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi Qani Shehu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 15.05.2015, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprat penale "Vrasja” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”.

Më datë 31.05.2013, në një lokal në Tiranë, shtetasi Qani Shehu ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. L. Shtetasi Albano Zepaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin e datës 18.05.2016, e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”. Personat e ekstraduar iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

qani shehu albano zepaj

Sondazh

Poll