Politike

VD-Fëmijët në Kuvend, Tabaku: U emocionova, mes tyre dhe 2 vajzat e mia! Do e votojmë raportin

Deputetja deklaroi se dita e sotme e bëri të reflektojë se politika nuk është zgjedhja e duhur për profesion për vajzat e saj.

21 Korrik 2022, 12:31 Nga A.B
VD-Fëmijët në Kuvend, Tabaku: U emocionova, mes tyre dhe 2 vajzat
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tregoi në foltore se dy vajzat e saj ishin në sallën e Kuvendit bashkë me fëmijët e tjerë. Duke u shprehur se ndjeu emocione, deputetja shtoi se dita e sotme e bëri të reflektojë se politika nuk është zgjedhja e duhur për profesion për vajzat e saj. Po ashtu, ajo bëri të ditur se do të votojnë pro raportit të prezantuar nga Partia Socialiste. 

'U emocionova pak se dy vajzat e mia erdhën për të parë punën e mamit, unë nuk dua që fëmijët e mi të merren me politikë, por dita e sotme më mbushi mendjen se zgjedhja për tu marrë me politikë nuk është zgjedhja. Rama me gjuhën e vjetër na kërkon që të harrojmë të shkuarën ndërkohë që ai e sjell. Do ta votojmë raportin, se kemi shprehur dhe me gjuhën e Thaçit se ka gjenocid serb në Kosovë. '- tha Tabaku.

jorida tabaku seance plenare 21 korrik 2022

Sondazh

Poll