Politike

VD-“Përdor gojën për jashtëqitje”, Duma-Ramës: Mirë që jam grua, po të isha burrë...

Duma teksa i është drejtuar me ironi kreut të qeverisë, ka thënë se po të ishte burrë do i drejtohej ndryshe.

21 Korrik 2022, 12:26 Nga A.B
VD-“Përdor gojën për jashtëqitje”,
Grida Duma

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, teksa i është dhënë fjala për të folur në ‘Foltore”, i është drejtuar Kryeministrit Edi Rama duke i thënë se erdhi në Kuvend për të bërë lajm me instiktin e kafshës. Duma teksa i është drejtuar me ironi kreut të qeverisë, ka thënë se po të ishte burrë do i drejtohej ndryshe.

'Po mirë, erdhët këtu dhe bëtë lajm, me instiktin e kafshës duke thirrur tribunë dhe me foltore. Habitu pak, për çfarë erdhëm këtu, për të bërë lajmin? Është një nga ato momentet në të cilat them: Sa mirë që më ka mirë Zoti grua që ky të jetë këtu,  se po të isha burrë nuk do të ishte shumë e fisme t’i përgjigjesha në mënyrë aq të fisme pik pikave të tij që i thërret institikti shtazor dhe thotë unë nuk performoj. Ky je aktori më i madh këtu.  Kush e ka aparatin tretës në tru mund ta përdor shpesh gojën për jashtëqitje.'- tha Duma.

grida duma seance plenare 21 korrik 2022

Sondazh

Poll