Politike

VIDEO/ "Ti mbetesh një hajdut ordiner, i ke ikonat në Surrel", çfarë i tha Berisha-Ramës pa mikrofon!

Berisha tha se Rama është një hajdut "ordiner që ikonat e vjedhura i mban në Surrel"

21 Korrik 2022, 12:08 Nga f.g
VIDEO/ "Ti mbetesh një hajdut ordiner, i ke ikonat në
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ngrit në foltoren e Kuvendit për ti kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, por mikrofoni iu mbyll nga Lindita Nikolla. Berisha tha se Rama është një hajdut "ordiner që ikonat e vjedhura i mban në Surrel". Videoja është publikuar nga Panorama.al.

Çfarë tha Berisha: Kur ky hallasi dy metra i gjatë shiste ikona të vjedhura, Kosova mbulohej me gjakun e fëmijëve të saj. Është si është, shiste ikona të vjedhura në Paris. Mbahej me ikona të vjedhura, Në Sarajet e Surrelit ka ikonat e vjedhura. Shkoni dhe pyesni Fatos Nanon. Kur ku dy metroshi është si është. Mund të them shumë fjalë të tjera por nuk dua. Kur djemtë e Kosovës derdhnin gjak ti shisje ikona të vjedhura dhe spiunoje emigrantët në Paris. Kur PD shpallte një qëndrim dhe mbështeste UÇK ti spiunoje dhe shisje ikona të vjedhura në Paris. Ti përsëri mbetesh një hajdut ordiner që e nise jetën tënde duke shitur ikona të vjedhura. Je i vetmi hajdut i çertifikuar.

 

edi rama sali berisha seance plenare 21 korrik 2022

Sondazh

Poll