Politike

VD-"Gjaku i Kosovës, jo material për supën e Foltores", Rama i kthehet PD-së: Kush heq Thaçin nga historia e UÇK-së, pështyn mbi kockat e dëshmorëve

Rama tha se Kosova do mbështetje reale.

21 Korrik 2022, 11:58 Nga f.g
VD-"Gjaku i Kosovës, jo material për supën e Foltores",
Sali Berisha dhe Edi Rama

TIRANE- Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se ka sulmuar Kosovën dhe se kush përjashton Hashim Thaçin nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pështyn mbi kockat e dëshmorëve të luftës. Rama tha se viktimat nuk mund të përdoren për retorikë politike, ndërsa iu referua Berishës si "Gjenerali i një ushtrie të vdekur që mbledh kockat e Ballkanit në një thes". Rama tha se Kosova do mbështetje reale. 

PJESE NGA FJALA E RAMES: 

Gjaku i Kosovës dhe kockat e Srebenicës nuk janë materiale për supën e foltores dhe çorbën e këtyre të nënfoltores. Varret masive dhe gjaku dhe nderi i UçK-së, nuk janë menu ku fut hundër gjenerali juaj i Ushtrisë së Vdekur që do të mbledhë këtu të gjitha kockat e Ballkanit në emër të kombit dhe dinjitetit kombëtar. Je i padëshiruar me certifikatë, me vulë dhe firmë të SHBA. Dhe oqeani iku, tani ikën Gjilbraltari, kanali i La Manchit, mbyllet kontinenti. Si mund ta katandisni gjithë atë histori në kockat e një të vdekuri. Kjo ka rëndësi sepse gjaku i Kosovës dhe viktimave përdoret për atë thes. Ku doli kjo kujtesë? Kur ne duhet të merremi me raportin e Dick Martyt, që është një raport i firmosur dhe vulosur pasi ka dalë në Këshillin e Evropës jo sepse e themi ne, por sepse e treguan hetimet që ky raport është i pabazë. Nëse duam të merremi me mbrojtjen e krenarisë kombëtare. Nuk është vetëm Thaçi, por kush heq Thaçin nga historia e asaj lëvizjeje, i ngul një thikë në fyt Kosovës dhe popullit, shkel mbi gjakun dhe pështyn mbi kockat e dëshmorëve. Nuk i takon njeriut këtu të hapë gojën për Hashim Thaçin sepse nuk po kritikojmë presidentin e Kosovës por po flasim për një person që po përballet në gjyq. 

E di që jeni të shqetësuar nga drejtësia, ndaj liderin legjendar e keni non-grata. E keni të shkruar që është një i korruptuar në përmasa domethënëse. Ju flisni për drejtësi? Ku keni gojë ju të flisni për drejtësi, juve dhe kur ju vjen goja, ju vjen mbrapsht. Ndaj kur mbështes zotin Mediu, Kosovën e mbështesim jo me llafe, këto janë folklor, këtu është si përfshihet Kosova në mekanizmat mbrojtës të NATO-s. 

edi rama seance plenare 21 korrik 2022

Sondazh

Poll