Aktualitet

Vendet vakante në GJK/ VENDIMI: Kush lejohet e kujt iu ndalua kandidimi (EMRAT)

Në mbledhje janë paraqitur dhe emrat të cilët do të lejohen të jenë kandidatë por dhe figurat që nuk mund të lejohen të kandidojnë.

21 Korrik 2022, 11:47 Nga A.B
Vendet vakante në GJK/ VENDIMI: Kush lejohet e kujt iu ndalua kandidimi
Gjykata e Lartë

TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka zhvilluar mbledhjen e radhës ditën e sotme ku është dhënë dhe vendimi për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë. Në mbledhje janë paraqitur dhe emrat të cilët do të lejohen të jenë kandidatë por dhe figurat që nuk mund të lejohen të kandidojnë.

"Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin nga kandidat e përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi edhe mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave", thuhet në vendim.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, të Avokatit të Popullit, dhe përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, zhvilloi ditën e mërkurë datë 20 korrik 2022, mbledhjen e e tij të radhës, sipas rendit të ditës së njoftuar në datë 15 korrik 2022.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin nga kandidat e përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi edhe mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:

Lejimin e kandidimit dhe vijimin e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të:

1. Znj. Manjola Xhaxho, për vendin vakant të shpallur nga Gjykata e Lartë në datat 21.02.2019, 19.04.2019, 03.06.2021 dhe 15.11.2021.

2. Z. Ilir Toska, për vendin vakant të shpallur nga Gjykata e Lartë në datat 21.02.2019, 19.04.2019, 03.06.2021 dhe 15.11.2021.

3. Znj. Holta Zaçaj, për vendin vakant të të shpallur nga Gjykata e Lartë në datat 21.02.2019, 19.04.2019, 03.06.2021 dhe 15.11.2021.

4. Znj. Manjola Xhaxho, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 13.01.2022.

5. Znj. Elsa Miha, për vendin vakant të shpallur nga Gjykata e Lartë në datat 16.01.2017, 03.06.2021 dhe 31.01.2022.

6. Znj. Holta Zaçaj, për vendin vakant të shpallur nga Gjykata e Lartë në datat 16.01.2017, 03.06.2021 dhe 31.01.2022.

7. Znj. Elsa Miha, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi i Republikës në datën 16.01.2022.

1. Ndalimin e kandidimit të Znj. Juliana Latifi, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 13.01.2022.

2. Ndalimin e kandidimit të Znj. Juliana Latifi, për vendin vakant të shpallur nga Gjykata e Lartë në datat 16.01.2017, 03.06.2021 dhe 31.01.2022.

3. Ndalimin e kandidimit të Znj. Juliana Latifi, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi i Republikës në datën 16.01.2022.

1. Përfundimin/ndërprerjen e procedurës së verifikimit të kandidatit Z. Tartar Bazaj, për vendin vakant të shpallur nga Gjykata e Lartë në datat 21.02.2019, 19.04.2019, 03.06.2021 dhe 15.11.2021.

Vendimet e plota dhe të zbardhura do të publikohen të arsyetuara në faqen zyrtare ëeb të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

vendet vakante ne gjk gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll