Politike

Rezoluta e Dick Marty-t: Mediu: Në atë raport shënjester nuk është vetëm Kosova por dhe të gjithë shqiptarët

Ai u shpreh se në raportin e Dick Marty në shënjester nuk është vetëm Kosova por dhe Shqipëria.

21 Korrik 2022, 11:36 Nga e.k
Rezoluta e Dick Marty-t: Mediu: Në atë raport shënjester nuk

TIRANË- Kuvendi po zhvillon seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar në të cilin po diskutohet projekt-rezoluta e gjenocidit serb në Kosovë të propozuar nga Partia Socialiste. Gjatë fjalës së tij, Mediu u shpreh se ndarjet në Malin e Zi dhe problemet në Ballkan janë tendenca për të krijuar probleme në Ballkan. Ai u shpreh se në raportin e Dick Marty në shënjester nuk është vetëm Kosova por dhe Shqipëria.

Fatmir Mediu: Para disa ditësh isha me Shqipe Selimajt, më tha të jeni të gjithë bashkë, që të na e lehtësoni dhimbjen. është një skenar i ndërtuar nga Rusia dhe Serbia që kërkon të njollosë lidershipin e UÇK-së. Duhet të rikthejmë ndryshimin në Ballkan. Duhet të jemi të bashkuar si Shqiptarë, prezenca e inteligjencës ruse nuk është e rastësishme, ndarjet në Malin e Zi dhe problemet në Ballkan janë tendenca për të krijuar probleme në Ballkan. Në shënjestër nuk është vetëm Kosova por dhe të gjithë shqiptarët, në raporton e Dick Martyn është dhe Shqipëria. Marty thotë se është i kërcënuar nga serbët.

fatmir mediu

Sondazh

Poll