Politike

VD-"Kur ky shiste ikona të vjedhura, Kosova mbulohej me gjak", Berisha i përgjigjet Ramës, Nikolla i mbyll mikrofonin

Fjala iu ndërpre nga fikja e mikrofonit që iu bë nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla. 

21 Korrik 2022, 11:52 Nga f.g
VD-"Kur ky shiste ikona të vjedhura, Kosova mbulohej me gjak",
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ngrit në foltoren e Kuvendit për t'ju përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili e mbylli fjalën e tij duke thënë se PD i ka ngulur thikën në shpinë Kosovës dhe se opozitën e presin të tjera shpallje "non-grata". Berisha tha se kur Edi Rama ndodhej në Paris dhe shiste ikona të vjedhura, (akuzë e Gjergji Thimios), Kosova përballej me ashpërsinë e pushtetit serb. “Kur ky shiste ikona të vjedhura në Paris, Kosova mbulohej me gjak”,-tha Berisha, por fjala iu ndërpre nga fikja e mikrofonit që iu bë nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla. 

 

edi rama sali berisha seance plenare 21 korrik 2022

Sondazh

Poll