Aktualitet

Wizz Air lë udhëtarët 24 orë në pritje në aeroport, qytetari: Ka dhe fëmijë të vegjël, e njëjta histori dhe dje

Në fotot e siguruara nga Dosja.al duken qytetarët shqiptarë të cilët kishin për tu nisur rreth orës 23:30 nga Londra por që akoma vazhdojnë të presin. Fëmijë të cilët të lodhur nga pritja siç shihet janë shtrirë në aeroport si formën e vetme të pushimit. 

21 Korrik 2022, 11:36 Nga e.k
Wizz Air lë udhëtarët 24 orë në pritje në
Qytetarë që presin me orë të tëra në aeroport

TIRANË- Qindra qytetarë që prisnin të udhëtonin nga Aeroporti i Luton në Angli janë bllokuar pasi sërish kompania Wizz Air ka krijuar vonesa. Në fotot e siguruara nga Dosja.al duken qytetarët shqiptarë të cilët kishin për tu nisur rreth orës 23:30 nga Londra por që akoma vazhdojnë të presin. Fëmijë të cilët të lodhur nga pritja siç shihet janë shtrirë në aeroport si formën e vetme të pushimit. 

Wizz Air lë udhëtarët 24 orë në pritje në

Ndërkohë ditën e sotme u është thënë se do nisen në orën 09:30 e ata ende janë ende në pritje. Nga tre avionë që duhet të ishin është vetëm një. Dhe një ditë më parë është përsëritur e njëjta histori me kompaninë e fluturimit.


Ndërkohë siç duket dhe në foton e siguruar nga redaksia e Dosja.al fluturimi është shtyrë për sot në orën 23:30. 24 orë pritje në aeroport për qytetarët shqiptarë, që temperaturat e larta e bëjnë edhe më të vështirë pritjen dhe ata që po e vuajnë më shumë janë fëmijët e vegjël.

Wizz Air lë udhëtarët 24 orë në pritje në

wizz air

Sondazh

Poll