Politike

VD-'PD është tufë varkash'/ Rama: Zëri ynë do dëgjohet në Strasburg, rezoluta do votohet nuk ka diskutim

Rama sulmoi opozitën duke e quajtur Partinë Demokratike si një tufë varkash.

21 Korrik 2022, 11:35 Nga A.B
VD-'PD është tufë varkash'/ Rama: Zëri ynë do
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se rezoluta kundër raportit të Dick Mary do të votohet nga deputetët pa asnjë diskutim. Po ashtu, ai sulmoi dhe opozitën duke konsideruar Partinë Demokratike si një tufë varkash.

'Shqipëria ç'do bëjë? Zëri i Shqipërisë do të dëgjohet në Strasburg, Dick Marty nuk është më anëtar i asamblesë, nuk e kemi me të por me ato që kanë votuar. Ky proces hetimesh nuk ka sjellë asnjë drejtësi te viktimat e presupozuara, por ka bërë viktima figura të UÇK. E ka bërë viktimë jo disa persona por botërore, ushtrine çlirimtaret të Kosovës. Një nga shëmbullturat e Kosovës. Ku e kanë krenarinë, këta flasin për luftën se i duket sikur marrin pjesë në luftë, krenarinë këtu na e jep vetëm një gjë, lufta që nga Ibrahim Rugova te Hashim Thaçi, këta e duan Thaçin të vrarur prej këmbësh. Këtë nuk e bën asnjë komb që për hir të hesapeve të shkojë të kërkojë të therin, por e bën një gogol këtu bashkë me hijet që i shkojnë nga mbrapa. Raporti nuk është personal, Dick Marty është një emër. Unë jam krenar që mund të bëjmë kaq, në krahasim me pafundësinë e gjëse që ka bërë Thaçi dhe udhëheqësit e tjerë. Ju jeni serb, Adem Jashari ka nevojë të mbrohet nga ky raport sepse është bërë pis gjaku i Adem Jasharit dhe familjes së tij, duke i përfshirë në këtë lëvizje të organeve njerëzore. Që ju do ta votni rezolutën nuk diskutohet, nuk keni asnjë rrugë tjetër, që nuk keni kuptuar asgjë nuk diskutohet por një gjë dihet që historia del përpara, kur mendon se e ke lënë pas të del përpara, siç gjen bishtin e shtrembër që vajti në asamble të PD dhe me urdhër nga Baca i madh, hapi rrugë për të gjithë, sic bëmë ne. Historia ka thënë se PS ka një bilanc absolut me raport me interesin kombëtar, ndërkohë që bilanci i asaj që quhej PD e që tani është një tufë varkash druri, e që vini këtu e përballeni me anije, tufë varkash me lopata jeni. '- tha Rama.

edi rama seance plenare 21 korrik 2022

Sondazh

Poll