Politike

VD-Thaçi në Hagë/ Rama: Është unikale në historinë e botës që një president në detyre të merret peng pa akuzë

Rama tha se Shqipëria ka detyrë të veprojë sot pasi ka aktakuzën dhe shikohet se për çfarë po akuzohet Thaçi.

21 Korrik 2022, 11:26 Nga A.B
VD-Thaçi në Hagë/ Rama: Është unikale në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur për rezolutën kundër raportit të Dick Martyt, tha se akuzat që ngrihen kundër Hashim Thaçit janë pa prova dhe aspak të vërteta. Nga salla e Kuvendit, Rama tha se Shqipëria ka detyrë të veprojë sot pasi ka aktakuzën dhe shikohet se për çfarë po akuzohet Thaçi.

'Qysh prej vitit 2011 kur asmbleja e Këshillit të Europës dhe të deputetit . Sot fakti është se asnjë nga misionet dhe hetimet, nuk janë vërtetuar asnjë nga akuzat nga zotëria në fjalë Këtu është momenti për ta thënë shumë qartë se kjo nisëm që ne do ta cojmë deri në Strasburg nuk ka asnjë synim për të interferuar me procesin e drejtësisë që po zhvillohet në Hagë. Në gusht te 2015, Thaçi bashkë me të tjerët në anën e akuzar asokohe në parlament miratuan krijimin e dhomave të specilizuara për ndjekje penale për ato pretendime. Ato ishin objekt hetimi me kohë e me vakt, por fatkeqësisht për Kosovën dhe ushtrinë, për Shqipërinë dhe për Shqiptarët që kanë atdhe e për turpin e atyre që votuan atë raporton në KE, balta mbuloi dynjanë ndërkohë që asnjë provë nuk u gjet. Në asnjë prej hetimeve dhe aktakuzave që u ngritën ndaj udhëheqësve të UÇk nuk përbën asnjë rast që lidhet me trafikun e organeve njerëzore. Flasim për akuzat e raportit që i dha jetë dhomave të specializuara. Ne, në këtë rast, se kanë cfarë kanë, e vërteta është se iu është hapur rrugë nga qeveria shqiptare për kontrolle, shtëpia e verdhë, 0, asgjë. Trafik organesh njerëzore në një shtëpi që ishte në fund të botës pa rrugë fare, ndërkohë që dihet se në cfarë kushtesh duhet të jenë që të kryejnë këtë veprimtari. Shqipëria ka detyrë të veprojë sot pasi kemi aktakuzën pasi lexojmë se për cfarë akuzohet Thaçi. Është unikale në historinë e botës që një president në detyre të merret peng pa akuzë, të rrijë 1 vit pa akuzë. Cështja jonë është që të vëjmë në vend nderin e këtij kombi se nuk mund ta pranojme se ky komb i jep jet një njësi terroriste, UKÇ e ka quajtur bandë një i vdekur, bëmë baba të të ngjajë, asnjë fjalë për UÇK. Ja këta janë këta, as nuk duan t'ja dinë. Për asgjë tjetër, veçse për karrige.'- tha Rama. 

edi rama seance plenare 21 korrik 2022

Sondazh

Poll