Politike

VD-'Nuk kanë as as din dhe as iman', Ramës s’i del inati me Srebrenicën: I ka mësuar baca

Rama deklaroi se kjo nuk është një rezolutë e zakonshme, por është fillimi i një rruge që do shkojë në Strasburg.

21 Korrik 2022, 11:23 Nga A.B
VD-'Nuk kanë as as din dhe as iman', Ramës s’i del
Edi Rama

TIRANË- Kryeministrit Edi Rama i është përgjigjur sërish me tone të ashpra opozitës nga Foltorja e Kuvendit lidhur me genocidin e Srebrenicës. Rama deklaroi se kjo nuk është një rezolutë e zakonshme, por është fillimi i një rruge që do shkojë në Strasburg.

' Kjo nuk është një rezolutë e zakonshme. Është fillimi i një rruge që do shkojë në Straburg, synon të lëvizë Këshillin e Evropës, j të lëvizë ujërat e ndenjur të kënetës së Shqupit. Po kujt t’i flasësh? Këta nuk kanë Atdhe. Nuk kanë as din dhe as iman. Kur marrin mikrofonat tjetërsohen. Thonë kështu e ka politika, ngulja thikën kujt të mundesh, ku të mundesh sa të mundesh madje po e hëngri dhe vendi yt s’ka problem. Kështu i ka mësuar baca nga i cili kujtojnë se janë ndarë. Tani i ka ndarë Amerika se janë ca që nuk pyesin për Amerikën, janë ca që mendojnë se mos i ndodh gjë Amerikës së po e mbështesin. Po të shikosh historikun e rezolutave është ajo që ju thashë, sa herë kanë një problem me vrap të zhvarrosin kockat deri në Srebrenicë  dhe pastaj hyjnë në garë se kush kap dhe kush bluan më shumë kocka nga ato të Srebrenicës këtu në Parlament. Barbarë. Barbarë firmato të gjithë. Ju kujtohet Kosova këtu dhe kujtohen t’i bien Millosheviçit në botën tjetër sa herë bota reale ju lëviz nën këmbë.'- tha Rama.

edi rama seance plenare 21 korrik 2022

Sondazh

Poll