Politike

VD-Basha: Nuk do të ketë bashkëpunim rajonal pa dënuar genocidin serb

Basha nënvizoi se raporti i Dick Marty është ‘fake’ dhe sot është e qartë se pas tij fshihen strukturat serbe.

21 Korrik 2022, 11:00 Nga A.B
VD-Basha: Nuk do të ketë bashkëpunim rajonal pa dënuar
Lulzim Basha

TIRANË-Deputeti Lulzim Basha deklaroi në seancën e sotme të Kuvendit se ky parlament duhet të të dënojë gjenocidin serb në Kosovë. Basha nënvizoi se raporti i Dick Marty është ‘fake’ dhe sot është e qartë se pas tij fshihen strukturat serbe.

'Shqipëria nuk mund të ketë interes më të lartë dhe asgjë më të shenjtë se interesi i Kosovës. Nuk do të ketë bashkëpunim të qëndrueshëm rajonalë pa dënuar gjenocidin serb., Ndër vite ka pasur përpjekje për të manipuluar faktet dhe për t’i ikur të vërtetave. Raporti i Dic Martyt është fake dhe tashmë është ë qartë se pas tij fshihen strukturat serbe. Hapi i fundit ishte plani për eliminimin fizik nga struktura serbe për të fshehur gjurmët dhe për të fajësuar sërish Kosovën. E vërteta nuk fshihet dot. Lufta e UÇK ishte një luftë e drejtë përballë agresionit dhe krimeve të regjimit të Millosheviçit. Askush nuk mund të barazojë viktimën me agresorin. Askush nuk mund të barazojë luftën e drejtë me masakrat dhe gjenocidin. Lufta e UÇK pati në krah të saj NATO sepse ishte një luftë e drejtë. Ndaj shqiptarëve po kryhej gjenocid. Ky parlament, burrat dhe gratë nuk e fusin kokën si struci në rërë. Nuk duhet të ngurojnë për të votuar këtë dënimin e këtij gjenocidi. Ky nuk ka për qëllim për të mbetur pengje të së shkuarës së dhimbshme por për t’i hapur rrugën të ardhmes. Çdo qëndrim tjetër ndaj Serbisë. Sado të fshihet pas gjuhës së shthurur është një amnistie ndaj të shkuarës që rrezikon të përsëritet nëse nuk dënohet. Jemi në krah të përpjekjeve të Kosovë”, tha Basha.

lulzim basha seance plenare 21 korrik 2022

Sondazh

Poll