Politike

VD- Rama nuk përmbahet për PD: Jeni foltorja dhe gojorja, Kosovën e përdorni si gomar

Rama tha se Shqipëria nnuk mund të bëhet gazi i botës për shkak “të foltores dhe gojores”

21 Korrik 2022, 10:41 Nga A.B
VD- Rama nuk përmbahet për PD: Jeni foltorja dhe gojorja, Kosovën
Edi Rama

TIRANË- Qëndrimi i Partisë Demokratike në lidhje me qëndrimet e tyre ndaj rezolutës kundër raportit të Dick Martyt si edhe ndaj rezolutës kundër gjenocidit në Srebrenicë, ka bërë që fjalori i kryeministrit Edi Rama të dalë jashtë etikës. Rama tha se Shqipëria nnuk mund të bëhet gazi i botës për shkak “të foltores dhe gojores” duke iu referuar hedhjes poshtë fillimisht të Rezolutës së propozuar nga demokratët.

'Nëse ju bashkë me ata në Prishtinë doni të bëni hapa të tillë, bëjini. Po për sa kohë jemi ne nuk i bëjmë. Para se të marrim një hap të tillë për të zgjidhur probleme mes foltores dhe gojores, duhet dakordësia e aleatëve tanë se nuk bëhemi ne si foltorja dhe gojorja në sytë e botës dhe në sy të asaj bashkësie demokratike pa të cilës nuk do të kishte Kosovë fare. Këta jeni ju, u miratua rezoluta por kur u miratua, atëherë kur duhej në ditën e Srebrenicës jo në ditën e foltores e gojores. S'keni çi bëni gomarit dhe doni t'i bini samarit, e për samar doni të përdorni Kosovën'- tha Rama.

edi rama seance plenare 21 korrik 2022

Sondazh

Poll