Politike

Rama - opozitës: Ju jeni gati ti zhvarrosni viktimat e gjenocidit, keni qënë thika e Kosovës

Rama u shpreh se opozita është gati që të bëjë lëmsh politikën ndërkombëtare

21 Korrik 2022, 10:25 Nga A.B
Rama - opozitës: Ju jeni gati ti zhvarrosni viktimat e gjenocidit, keni
Edi Rama

TIRANË- Me tone të larta, kreu i qeverisë Edi Rama, akuzoi opozitën se po përfiton nga Kosova. Nga seanca e sotme plenare, Rama u shpreh se opozita është gati që të bëjë lëmsh politikën ndërkombëtare si dhe shtoi se ato po kërkon që të përfitojë nga Kosova. Kryeministri sulmoi opozitën në lidhje me projektrezolutën për të dënuar gjenocidin në Kosovë, duke thënë se nëse do ishte në dorën e tyre do të bëhej një zhvarrosje e viktimave. 

'Është sa e thjeshtë aq dhe e neveritshme se përse po e bëni këtë. Kujtohuni për gjenocidin në Kosovë, po të shohësh deklaratat dhe rezolutat shikon ndryshimin mes jush dhe nesh. Sa herë ka pasur një krizë që iu është dashur ta kapërceni, keni futur në mes viktimat e Kosovës. Sa herë iu është dashur të nxirrni nga axhenda probleme të caktuara duhet ti shikojmë, se si përkon me rezolutata dhe me deklaratat e Kosovës. Zgjoheni ju në 2022 dhe kujtoheni për Srebrenicën, ju jeni gati ti rizhvarrosni dhe ti fusni dhe një herë aty që ti thoni se socialistët nuk duan, jeni gati të bëni dhe një herë lëmsh politikën e Shqipërisë. Cilin gjenocid doni ju që të aprovojmë meqë thoni se kemi frikë? Ai shtet është krijuar nga ata pa të cilët as ju e as ata në Prishtinë nuk duhet të bëjnë asnjë hap nëse ju dhe ata doni të bëni hapa të tillë bëjeni, sa kohë të jemi ne nuk i bëjmë. Për të zgjidhur probleme mes foltores e gojores duhet dakordësia e aleatëve tanë. Këta jeni ju, u miratua rezoluta për Srebrenicën atëherë kur duhet jo në ditën e foltores e gojores. Për Samar doni ti bini Kosovës. Thikat që ju i keni dhënë Kosovës deri në ditën e fundit, duke ia ngulur mu në gjoks presidentit të Kosovës, ju nuk i mbuloni dot, historia tregon se bishti i shtrembur nuk drejtohet.'- u shpreh Rama. 

edi rama seance plenare 21 korrik 2022

Sondazh

Poll