Politike

VD-Nis me debate seanca, Alibeaj: Po gënjeni, Nikolla: Tërhiqi pas fjalët, nuk mund të flasësh më

Deputeti demokrat është përfshirë në debate të forta me kryetaren e Kuvendit teksa e akuzoi se ka thënë gënjeshtra gjatë fjalës së saj në lidhje m,e diskutimet në Konferencën e Kryetarëve. Nikolla u përgji menjëherë duke iu drejtuar që të tërheqë pas fjalët dhe se nuk ka të drejtë të flasë më.

21 Korrik 2022, 10:25 Nga e.k

VD-Nis me debate seanca, Alibeaj: Po gënjeni, Nikolla: Tërhiqi pas

TIRANË- Kuvendi është në seancë plenare ditën e sotme ku po diskutohet projekt rezoluta e propozuar nga mazhoranca në lidhje me gjenocidin serb. Deputeti demokrat është përfshirë në debate të forta me kryetaren e Kuvendit teksa e akuzoi se ka thënë gënjeshtra gjatë fjalës së saj në lidhje me diskutimet në Konferencën e Kryetarëve. Nikolla u përgji menjëherë duke iu drejtuar që të tërheqë pas fjalët dhe se nuk ka të drejtë të flasë më.

Enkelejd Alibeaj: Sapo gënjeve, ndjese që po ta them. Ka një pr.rezolutë të paraqitur nga unë në 27 maj. Ka një pr.rezolutë tjetër që ngjan si dy pika ujë. Me zotin Shehu e kam gjetur gjuhën. Ishim në Komision, e prezantova, e gjeta dhe gjuhën me Sheun. Duhet të kishim seancë që në 27. Me alibi të tilla zonjë nuk mund të shtyhesh. Ju thatë; Kosova nuk mund të na ndajë. Ju p bëheni shkak për ndarjen artificiale. Ke detyrim ligjor, kushtetues , të rregullores që një pr.rezolutë ta kalosh jo vetëm në konferencë, por ta sjellësh në seancë. Të gjithë, burra dhe gra, të diskutojnë gjenocidin serb në Kosovë. Ju është bërë ky togfjalësh dhe i largoheni si djalli nga temjani. Nuk i shmangeni dot. Duhet kurajo intelektuale për të përballuar këtë situatë. E keni detyrim, e keni detyrim tani. Ja ku jeni të gjithë. Të gjithë përgjërohemi për çështjen e Kosovës. Është detyrim, e para politike dhe institucional, për ta diskutuar atë pr.rezolutë.

Lindita Nikolla: Tërhiqeni fjalën pas; gënjen! Se sapo e identifikuat që janë dy pr.rezultuta për të njëjtën çështje. Ju vë në dispozicion vendimin e datës 20 dhe thuhet qartë; këto pr.rezoluta do të diskutohen ë Komisionin e Jashtëm. Në komision nuk është arritur konsensus. Mu drejtove me fjalën gënjen dhe dua t’u sqaroj juve dhe të tjerët.

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll