Politike

VD-Amnistia fiskale, Rama: Do e çojmë përpara, e bëjnë dhe vendet e tjera, këtu nuk e pranojnë

Rama tha se përgatitja ka zgjatur tre vjet sepse qeveria ka dashur sa më shumë opinione dhe nuk pranoi kritikat nga BE apo SHBA.

21 Korrik 2022, 10:08 Nga A.B
VD-Amnistia fiskale, Rama: Do e çojmë përpara, e
Edi Rama

TIRANË- Edhe pse ka pasur kritika të shumta, kryeministri Edi Rama ka thënë se do të vazhdojë të diskutojë me grupet e interesit projektligjin për amnistinë fiskale. Në një komunikim për mediat, ai tha se përgatitja ka zgjatur tre vjet sepse qeveria ka dashur sa më shumë opinione dhe nuk pranoi kritikat nga BE apo SHBA.

Pyetje: BE ka shprehur shqetësime për projektligje per amnistinë fiskale, do tërhiqeni?

Rama: Kemi pasur edhe një konsultë të madhe publike. Jemi të vendosur ta çojmë përpara por duam të ballafaqojmë sa më shumë opinione duke ballafaqur kritikat me faktet. Ky projektligj ka zgjatur gati tre vjet. Paragjykimi se aministia është kushtetuese. Amnistia është kushtetuese e bëjnë vendet e tjera, por kur vjen pun ate Shqipëria, nuk e pranojnë”.

Pyetje: Në Bruksel u shprehet i lumtur, ju i referuat faktit për faktorët e jashtëm. Jeni ndjerë fajtorë që e keni bllokuar për 2 vite?

Rama; Asnjë sekond, është një mit, u zgjodhëm në 2013, i miratuam të treja ligjet dhe nuk e morëm. Nuk ka qënë asnjëherë e thënë nga ata që duhen thënë se këto  tre ligje do të sjellin statusin e kandidatit. Statusi erdhi pas shumë kriereve të tjera.

edi rama

Sondazh

Poll