Politike

VD-'Sulmi nga 2 shtete jo miqësore'/ Rama: Do marrim masa diplomatike, tregoi forcën e sistemit tonë

Rama paralajmëroi se qeveria shqiptare do të marrë masa diplomatike, mirëpo mohoi se do të marra hapa gjyqësore ndaj mediave.

21 Korrik 2022, 10:01 Nga A.B
VD-'Sulmi nga 2 shtete jo miqësore'/ Rama: Do marrim masa
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk tregoi se nga cilat vende dyshohet se kanë ardhur sulmet kibernetike në platofrmat qeveritare. Për gazetarët, kreu i qeverisë tha se kanë dyshime mirëpo nuk do të bëjnë asgjë publike deri në momentin që do të kenë gati provat e duhura. Po ashtu, Rama paralajmëroi se qeveria shqiptare do të marrë masa diplomatike, mirëpo mohoi se do të marra hapa gjyqësore ndaj mediave që kanë krijuar 'fake news'.

'Nuk është në praktikën tonë që të marrim hapa gjyqësore ndaj medias, por nuk dihet se pse adresohen këto lajthitje. Nuk dua të ngrej asnjë teori konspiracioni. U thanë se është vënë gjobë 30 mln euro, jo janë zhdukur provat, ky është një sulm që vjen përmes internetit, bombardim shumë i rëndë dhe koha e marrë për të ringritur do të vijë në kohë rekord.'- deklaroi Rama.

Pyetja: Cilat janë dy shtetet?

Edi Rama: Nuk dua ta them se kjo është shumë serioze, kur të kemi prova do të marrim masa diplomatike. Do më lejoni që të jem i rezervuar. Kemi qënë në një luftë me një agresor që na bombardonte nga gjitha anët, na bombardonte në hapësirën virtuale. 

Pyetja: Do kërkoni dëmshpërblim nga ai shtet?

Edi Rama: Nuk ka vend për të arsyetuar me atë shtet në mënyrë llogjike, ato nuk duan t'ia dinë për ligjin ndërkombëtar, ne do të marrim hapat tanë. Nuk mund të marrim nëpër gojë dy shtete, që janë jo miqësore me Shqipërinë. 

Pyetja: Ky sulm, a tregon brishtësinë e sistemit tonë mbrojtës?

Edi Rama: Ky ka treguar forcën e sistemit tonë. Kjo është diçka që ka ndodhur dhe në vendet e tjera. Unë nuk dua të bëj ekspertin kibernetik. 

Sulmi kibernetik në platformat qeveritare online ka nisur që mesditën e së premtes, ku është pikasur nga platformat e monitorimit për sigurinë kibernetike të ngritura për sistemet dhe infrastrukturat qeveritare. Zyrtarisht autoritetet shtetërore flasin për një sulm kibernetik të ngjashëm me atë që ka ndodhur në vendet e tjera, por Top Channel shkruan se sulmi vjen nga Irani dhe se hackerat kërkojnë shpërblim 30 milionë dollarë në bitcoin. Rama ka mohuar pretendimet, duke kërkuar që mediat mos të shpërndajnë lajme të rreme. Ndërsa sulmin kibernetik komentoi edhe në Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE. 

edi rama hackerat sulmojne shqiperine

Sondazh

Poll