Politike

VD-Sulmi kibernetik, Rama: Kam kënaqësinë të them se është zbrapsur, agresion i organizuar nga një shtet

Kreu i qeverisë tregoi se në ditët në vijim do të ketë një konferencë të posaçme për shtyp për sulmin që preku vendin për disa ditë me radhë. 

21 Korrik 2022, 09:58 Nga A.B
VD-Sulmi kibernetik, Rama: Kam kënaqësinë të them se
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për gazetarët duke bërë të ditur se sulmi kibernetik i cili preku është zbarpsur. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Rama doli vetë përballë gazetarëve për të sqaruar se sulmi që preku faqet e institucioneve tani është zbrapsur e se ajo erdhi nga një shtet. Po ashtu, kreu i qeverisë tregoi se në ditët në vijim do të ketë një konferencë të posaçme për shtyp për sulmin që preku vendin për disa ditë me radhë. 

'Kam kënaqësinë të them se është zbarpsur përfundimisht. E-albania është rikthyer dhe do mbetet një numër i vogël për tu rikthyer masivisht për punët e përditshme. Kemi punuar, skuadra e AKSH ka punuar natë e ditë, ditë e natë, do të kemi një konferencë të posacme për shtyp kur gjithcka të ketë mbaruar e kur skuadra e amerikës të mos ketë më nevojë të qëndrojë në tryezë. Së pari, sulmi nuk është i organizuar nga hacker të zakonshëm e as nga njerëz të botës së errët që bëjnë ndërmarrje të tilla dhe ndaj shteteve më të fuqishme. '- tha Rama. 

Sulmi klibernetik në platformat qeveritare online ka nisur që mesditën e së premtes, ku është pikasur nga platformat e monitorimit për sigurinë kibernetike të ngritura për sistemet dhe infrastrukturat qeveritare. Zyrtarisht autoritetet shtetërore flasin për një sulm kibernetik të ngjashëm me atë që ka ndodhur në vendet e tjera, por Top Channel shkruan se sulmi vjen nga Irani dhe se hackerat kërkojnë shpërblim 30 milionë dollarë në bitcoin. Rama ka mohuar pretendimet, duke kërkuar që mediat mos të shpërndajnë lajme të rreme. Ndërsa sulmin kibernetik komentoi edhe në Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE. 

edi rama hackerat sulmojne shqiperine

Sondazh

Poll