Aktualitet

VD/ Mjeti lundrues u pëson defekt, shpëtohen dy familje nga Kosova që ishin bllokuar në Gadishullin e Karaburunit

Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë në breg, me mjetet e Policisë Kufitare, 5 shtetasit kosovarë, midis tyre dhe një fëmijë 2 vjeç, të cilët aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

21 Korrik 2022, 09:53 Nga e.k
VD/ Mjeti lundrues u pëson defekt, shpëtohen dy familje nga Kosova
Momenti i shpëtimit nga Policia

TIRANË- Dy familje nga Kosova kanë mbetur në det duke e pasur të pamundur kthimin në breg me mjetin e tyre lundrues, pasi kishte pësuar defekt. Me ndërhyrjen e policisë është bërë e mundur nxjerrja në breg e dy familjeve që ishin në rrezik mbytjeje.

Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë në breg, me mjetet e Policisë Kufitare, 5 shtetasit kosovarë, midis tyre dhe një fëmijë 2 vjeç, të cilët aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

NJOFTIMI I POLICISË

Policia Kufitare e Vlorës iu vjen në ndihmë 2 familjeve që kishin ngelur në det dhe e kishin të pamundur kthimin në breg, me mjetin e tyre lundrues.

Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim për 2 familje kosovare që ishin duke lundruar në det, me një motoskaf, në afërsi të ????Gadishullit të Karaburunit, Vlorë, dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, pasi mjeti kishte pësuar defekt.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu ardhur në ndihmë 2 familjeve që ishin në rrezik mbytjeje.

Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë në breg, me mjetet e Policisë Kufitare, 5 shtetasit kosovarë, midis tyre dhe një fëmijë 2 vjeç, të cilët aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112???? dhe në Komisariatin Dixhital???? çdo rast të paligjshmërisë.

vlore

Sondazh

Poll