Aktualitet

Si nëpër filma, karabinierët ndjekin këmba këmbës 37-vjeçarin shqiptar, përplas “BMW” dhe plagoset

Duke drejtuar një BMW X5, 37-vjeçari  nuk u ndal në një postbllok policie dhe u përpoq të arratisej në autostradën 630 Formia-Cassino, por humbi kontrollin e makinës e cila u përplas me një barrierat mbrojtëse.

21 Korrik 2022, 09:47 Nga e.k
Si nëpër filma, karabinierët ndjekin këmba këmbës
Sendet e vjedhura nga shqiptari

ITALI- Një 37-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e Policisë italiane pasi akuzohet si autor i disa vjkedhjeve. Ai u ka nga Karabinierët e Njësisë Operative të Compagnia di Formia pasi kishte vjedhur bizhuteri floriri në një apartament në Baia Domizia, në provincën e Caserta-s.

Shqiptari i plagosur nga aksidenti është shtruar në spitalin Latina, ku ruhet nga karabinierët. Gjatë kontrollit në makinë, karabienierët gjetën dhe sekuestruan një qese me sendet e vjedhura dhe disa kazma, shkruajnë mediat italiane.

Magjistrati ka urdhëruar arrestimin e shqiptarit për vjedhje në banesë, marrje mallrash të vjedhura, rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe mbajtje të pajustifikuar të sendeve të paligjshme.

itali

Sondazh

Poll