Aktualitet

Sherri për ndezjen e një zjarri/ U godit me thikë nga fqinji, vdes në spitalin e Fierit 77-vjeçari

Armando Borici plagosi me thikë ditën e djeshme babë e bir në Fier. Konflikti për ndezjen e një zjarri la pas 77-vjeçarin, Haxhi Balla, të vdekur.

21 Korrik 2022, 09:36 Nga A.B
Sherri për ndezjen e një zjarri/ U godit me thikë nga fqinji,
Ambulance

FIER- Haxhi Balla ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Fierit. 77-vjeçari u shtrua ditën e djeshme pasi u plagos me thikë nga fqinji i tij, 39-vjeçari Armando Boriçi. Ky i fundit, plagosi me thikë edhe djalin e të moshuarit, Aleks Ballën për shkak të një sherri për motive të dobëta. Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Plagosi me mjet prerës (thikë) dy shtetas, Policia kap dhe shoqëron autorin. Pas marrjes së njoftimit se në Qënas, Fier, ka ndodhur një plagosje me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. B., 39 vjeç, banues në Qënas, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasit H. B., 77 vjeç dhe A. B., 53 vjeç (babë e bir). Shtetasi A. B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa shtetasit H. B. dhe A. B. ndodhen në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Konflikti mes dy familjeve nisi për shkak të ndezjes së zjarrit. Armando Boriçi u ankua pas ndezjes së një zjarri nga Haxhi e Aleks Balla tymi i të cilit përfundoi në dritaren e shtëpisë së 39 vjecarit. Sherri përfundoi më pas me plagosjen e Aleks e Haxhi Ballës.

plagosen babe e bir ne fier fier aleks balla armando borici haxhi balla

Sondazh

Poll