Politike

Tuneli i Llogarasë/ Rama: Në fund të muajit do të jetë hapur më shumë se gjysma e segmentit

Rama shkruan se në tunelin e Llogarasë po punohet me ritme të shpejta teksa ka dhënë lajmin se deri në fund të muajit, më shumë se gjysma e segmetit do të jetë hapur.

21 Korrik 2022, 09:30 Nga A.B
Tuneli i Llogarasë/ Rama: Në fund të muajit do të jetë
Edi Rama

TIRANË- Tuneli i Llogarasë do të hapet më shumë se gjysma e segmentit në fund të muajit. Kryeministri Edi Rama ka qënë ai që ka ndarë këtë lajm teksa ka postuar dhe pamje nga punimet. Rama shkruan se në tunelin e Llogarasë po punohet me ritme të shpejta teksa ka dhënë lajmin se deri në fund të muajit, më shumë se gjysma e segmetit do të jetë hapur.

“Mirëmëngjes! Dhe nga tuneli i Llogarasë, ku punohet me ritme të larta e ku falë formacionit të favorshëm gjeologjik, deri në fund të muajit do të jetë hapur më shumë se gjysma e segmentit, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Kryeministri Rama në Facebook.

edi rama tuneli i llogarase

Sondazh

Poll