Aktualitet

Pushkë dhe thikë në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Elbasan (EMRI)

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe një armë të ftohtë (thikë)

21 Korrik 2022, 08:52 Nga A.B
Pushkë dhe thikë në banesë, arrestohet 46-vjeçari
Policia

ELBASAN- Kimet Rexhepi është arrestuar nga policia pasi është zbuluar se mbante në banesë arme zjarri. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe një armë të ftohtë (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Rexhepi do të hetohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Start”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Sektorin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe me Sektorin Operacional në DVP Elbasan. Sekuestrohen një armë zjarri pushkë dhe një armë e ftohtë (thikë). Vihet në pranga 46-vjeçari që i mbante në banesë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Sektorin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe me Sektorin Operacional në DVP Elbasan, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Start”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: K. R., 46 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit K. R., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe një armë të ftohtë (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestohet 46-vjecari ne elbasan elbasan kimet rexhepi

Sondazh

Poll