Politike

Territorialja/ Bylykbashi: Duhet të bazohet në parime dhe jo pazare. I përgjigjet Dhurata Çupi

Përplasje mes demokratëve për Reformën Territoriale.

20 Korrik 2022, 23:20 Nga k.m.
Territorialja/ Bylykbashi: Duhet të bazohet në parime dhe jo pazare. I
Oerd Bylykbashi dhe Dhurata Çupi

TIRANË- Përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike. Paraditen e sotme, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, deklaroi gjatë një konference për shtyp nga selia blu, se reforma territoriale duhet të jetë konsensuale dhe e bazuar mbi konsultime parimore dhe jo mbi pazare.

“Ajo që do të jetë propozimi ynë, do të bazohet në konsultimet dhe punës që po bëhet. Kemi shpërndarë një pyetësor në të gjitha degët e Parttisë Demokratike dhe do ta bazojmë propozimin tonë te studime të mirëmenduara dhe të financuara nga partnerët ndërkombëtar. Ne kemi kapacitetet për të ofruar një reformë cilësore brenda afatit në dispozicion. Theksoj se ky është një qëndrim politik. Si çdo reformë e këtij lloji duhet të jetë patjetër konsensuale dhe jo si ajo e vitit 2014. Konsultimi duhet të bëhet mbi parime dhe jo mbi bazare. vetë kjo do të bëjë që të jetë një reformë që do të lejojë qeverisjen vendore të zhvillohet në mënyrë harmonike,“- tha Bylykbashi.

Përgjigjien e ka marrë nga Dhurata Çupi, e cila është bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Territoriale bashkë me socialisten Anila Denaj. Po ashtu, Çupi tha se grupi i Berishës ka refuzuar çdo bashkëpunim për të progresuar reformën territoriale. 

"Keqardhje për kolegët që keqpërdorin pozitat e tyre për të sulmuar pjesën tjeter. Kur të na thonë si i shitën interesat e PD tek PS për reformën e fundit zgjedhore, mund të nisin dhe të bëjnë moral. Të paraqesësh punën e dikujt tjetër si gjetje, për të shtuar pak bashki, pa ndonjë përfitim të rëndësishëm për qytetarët, nuk është ide. Është një përpjekje për pazar me PS për t’u dukur prapë si i rëndësishëm.  As demokratët, as shqiptarët e tjerë nuk kanë nevojë për këtë teatër të shëmtuar. Në komision përfaqësoj me integritet PD-në dhe këtë nuk mundet ta mohojë dot askush. I kam ftuar kolegët te bashkëpunojmë, por kanë refuzuar. E sa për pazar, jo vetëm që nuk ka, por nuk do të lejojmë as të ketë asnjëherë. Këtë ta dijnë mirë ata që në vend që të bashkojnë forcat për të ndryshuar ndarjen territoriale se është një nevojë për shqiptarët, e kanë mendjen tek pazaret", shkruante ajo në rrjetet e saj sociale. 

 

oerd bylykbashi dhurata çupi

Sondazh

Poll