Aktualitet

I bie dritarja sipër, lëndohet foshnja 2 muajshe në Korçë

Deri më tani bëhet me dije se foshnja aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

20 Korrik 2022, 22:38 Nga k.m.
I bie dritarja sipër, lëndohet foshnja 2 muajshe në
Foto ilustruese

KORÇË- Një foshnjë është dëmtuar në një banesë në Korçë, kjo për shkak të rrëzimit të një dritarje. Deri më tani bëhet me dije se foshnja aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë që po punohet me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

"Më datë 20.07.2022, rreth orës 21:35, në Spitalin e Korçës, është çuar nga prindërit e saj për mjekim, një foshnjë rreth 2-muajshe që dyshohet të jetë lënduar aksidentalisht në banesën e saj, si pasojë e rrëzimit të një dritareje, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,"-bën me dije Policia.

korce

Sondazh

Poll