Politike

Zgjedhjet lokale/ Gjiknuri njofton se kur ndizen motorët e fushatës: Në shtator na presin sfida...

Damian Gjiknuri u kërkoi kryetarëve të rinj që të nisin menjëherë punën nga riorganizimi për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme vendore.

20 Korrik 2022, 22:03 Nga k.m.
Zgjedhjet lokale/ Gjiknuri njofton se kur ndizen motorët e fushatës:
Damian Gjiknuri

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri siguroi se Partia Socialiste do të jetë një mbështetëse e madhe e integrimit të Shqipërisë në BE. Gjatë takimit me drejtuesit e rinj të PS, ku merrte pjesë dhe kryeministri Edi Rama, Gjiknuri theksoi se Partia Socialiste është forca që ka kontribuar më shumë për integrimin. Ai u kërkoi kryetarëve të rinj që të nisin menjëherë punën nga riorganizimi për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme vendore.

"Partinë Socialiste e presin sfida të mëdha. Jo vetëm sepse jemi në mandatin e tretë dhe mandati i tretë ka sfidat e tij dhe këtu duhet të jemi të gjithë dakord, por sepse Partia Socialiste duhet të jetë një organizatë që gjithmonë rigjenerohet, vetë-organizohet shpesh dhe vetë-kritikohet gjithmonë me qëllimin për të bërë më të mirën. Zgjedhjet vendore do të jenë në muajin prill kështu që nga shtatori do fillojmë punën e përgatitjeve elektorale ku jam i bindur që ne do të dalim përsëri fitues ashtu siç e kemi traditë gjithë këto vite”, theksoi Gjiknuri.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Gjiknuri vlerësoi sot në përfundimin në kohë të përzgjedhjes së gjithë drejtuesve të rinj në të gjitha bashkitë e vendit.

damian gjiknuri

Sondazh

Poll