Politike

Sikur mos të kishte ikur kurrë...Berisha bën llogaritë: Tani rroga do ishte 1500 euro

Ndër të tjera teksa llogariste borxhet e marra nga qeveria e Edi Ramës, Berisha tha se rroga duhet të ishte 1500 euro.

20 Korrik 2022, 21:11 Nga k.m.
Sikur mos të kishte ikur kurrë...Berisha bën llogaritë: Tani
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një takimi ditën e sotme me demokratët e Durrësit, bëri disa llogari lidhur me mirëqënien. Ndër të tjera teksa llogariste borxhet e marra nga qeveria e Edi Ramës, Berisha tha se rroga duhet të ishte 1500 euro.

"Nuk ka kryeministër të një vendi që të ketë mundur të imagjinojë këtë që bën. Alternativa është...Është situtatë e komplikuar, por ne do fillojmë nga qytetari nga zbutja e shpejtë e dhimbjeve të varfërisë. A ka Shqipëria të garantojë minimumin jetik? 100%. Projekti ishte gati. E lamë gati në 2013, kishim 15 mijë familje dhe do e zhduknim. Sot janë 80. Nëse nuk rrisim rrogay dhe pensionet, fjalët mbesin bosh. Do investojmë tek njeriu. Të rrisësh borxhin nga 62-107%, që po të doje ta shndërroje në rroga dhe pensione, sot nuk do kishte shqiptar që do merrte më pak se 1500 euro rrogë. Nëse i vihej qëllim vetes. Ku shkuan këto miliarda? Çfarë shohim ne?,"-tha Berisha ndër të tjera.

 

sali berisha

Sondazh

Poll