Aktualitet

Shqiptari del me thikë 20 cm në mes të Francës, përleshet me 2 persona, polici i hidhet sipër për ta neutralizuar

Sherri ka ndodhur dje, kur shqiptari i armatosur me thikë 20 centimetra të gjatë kërcënoi dy persona dhe një punonjës policie.

20 Korrik 2022, 19:56 Nga k.m.
Shqiptari del me thikë 20 cm në mes të Francës,
Foto ilustruese

FRANCË- Një efektiv francez është përleshur me tre persona, përfshirë edhe përplasjen me një shqiptar. Ky i fundit e kërcënoi me thikë punonjësin e policisë franceze. Sherri ka ndodhur dje, kur shqiptari i armatosur me thikë 20 centimetra të gjatë kërcënoi dy persona dhe një punonjës policie. Punonjësi i policisë është përleshur me tre personat në tentativë për t’i ndarë nga njëri-tjetri.

Më pas ai është vendosur në ndjekje të shqiptarin për ta neutralizuar atë pasi lëvizte me thikë në dorë.

Efektivi i policisë u hodh mbi shqiptarin duke e neutralizuar atë ndërsa më pas mbërritën edhe kolegët e tij duke bërë arrestimin e të riut. Pasi e çarmatosi, efektivi mundi që ta prangoste i vetëm duke e lidhur me një kordon, ndërsa priste për përforcime. Megjithatë në paraburgim përfunduan të tre personat e përfshirë në përleshje. Për ta hetimi ka nisur dhe pritet të mësohet se çfarë ka ndodhur në të vërtetë./ Marrë nga actu.fr

arrestohet shqiptari ne france france

Sondazh

Poll