Politike

Rama s'mori asnjë me vete! VD- Berisha nxjerr pamjet: Bashkë me opozitën në 2006, firmosja e MSA-së

Siç duket edhe nga pamjet e ndara nga Berisha, bashkë me të ka qenë edhe Pandeli Majko, Valentina Leskaj dhe Ilir Meta, të dy eksponentë të opozitës kundër tij. Por që morën nga Berisha një 'biletë' për në Bruksel. 

20 Korrik 2022, 18:52 Nga k.m.
Rama s'mori asnjë me vete! VD- Berisha nxjerr pamjet: Bashkë me
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook, pamjet kur si kryeministër i Shqipërisë në vitin 2006, firmoste marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE, dhe me vete kishte marrë edhe opozitën e kohës. Siç duket edhe nga pamjet e ndara nga Berisha, bashkë me të ka qenë edhe Pandeli Majko, Valentina Leskaj dhe Ilir Meta, të dy eksponentë të opozitës kundër tij. Por që morën nga Berisha një 'biletë' për në Bruksel. 

"Së bashku me opozitën në firmosjen e marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE, në Luksemburg me dt. 12 qershor 2006, në kohën e pluralizmit të vërtetë politik! Turpi i Edvin Kolekës dhe monizmit të tij!,"- shkruan kryetari i PD-së, Sali Berisha në Facebook.

POSTIMI I PLOTË:

Pamjet ceremonisë së 12 qershorit 2006, Berisha i ka publikuar si përgjigje ndaj Edi Ramës që shkoi në Bruksel, ditën e martë pa asnjë përfaqësues të opozitës, por duke marrë me vete vetëm ministrat dhe një ekip qeveritar. Rama dje tha se nuk kishte marrë me vete asnjë anëtarë të opozitës sepse nuk dinte kujt ti drejtohej. 

sali berisha

Sondazh

Poll