Politike

Sulmi kibernetik ndaj faqeve publike, Rama: Na vjen nga një shtet dhe jo nga një bandë

Edi Rama tha se sulmi ishte i sofistikuar dhe për të mbrojtur sistemin u përfshi edhe NATO, e se deri më tani dyshojnë tek dy shtete por nuk bëri me dije asnjë të thënë tjetër.

20 Korrik 2022, 18:48 Nga k.m.

 

Sulmi kibernetik ndaj faqeve publike, Rama: Na vjen nga një shtet dhe jo
Edi Rama

 

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se pas sulmit kibernetik ndaj sistemit të e-Albania-s fshihet një shtet dhe jo një grup hakerash të zakonshëm. Edhe pse nuk i përmendi me emër, Rama tha se sulmi ishte i sofistikuar dhe për të mbrojtur sistemin u përfshi edhe NATO, e se deri më tani dyshojnë tek dy shtete por nuk bëri me dije asnjë të thënë tjetër.

"Ndërhyrjet kanë ndodhur në sistemin e email të punës dhe në dokumenta zyrtarë. Deri tani kjo është situata. është shumë e neveritshme të shikosh mediat kanë arritur aty ku nuk thuhet për shpikjen e lajmeve të rreme, pa lidhje. është e paimagjinueshme për të shpifur pa hesap, a thua se jemi para një bande dixhitale që vendos gjoba. Jemi në kushtet e një sulmi kibernetik super të sofistikuar që ka përfshirë NATO-n,"-tha Edi Rama.

Sulmi kibernetik në platformat qeveritare online ka nisur që mesditën e së premtes, ku është pikasur nga platformat e monitorimit për sigurinë kibernetike të ngritura për sistemet dhe infrastrukturat qeveritare. Zyrtarisht autoritetet shtetërore flasin për një sulm kibernetik të ngjashëm me atë që ka ndodhur në vendet e tjera, por Top Channel shkruan se sulmi vjen nga Irani dhe se hackerat kërkojnë shpërblim 30 milionë dollarë në bitcoin. Rama ka mohuar pretendimet, duke kërkuar që mediat mos të shpërndajnë lajme të rreme. Ndërsa sulmin kibernetik komentoi edhe në Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE. 



edi rama hackerat sulmojne shqiperine

Sondazh

Poll