Aktualitet

PAMJE/ Zjarri pranë Urës së Zogut në Lezhë, ndërhyn helikopteri për shuarjen e flakëve

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, helikopteri "Cougar" ka shkuar në ndihmë të aksionit për shuarjen e vatrës që rrezikon të marrë përmasa të mëdha për shkak të erës së fortë.

20 Korrik 2022, 18:33 Nga k.m.

PAMJE/ Zjarri pranë Urës së Zogut në Lezhë,

LEZHË- Një vatër zjarri është raportuar në një sipërfaqe pyjore pranë zonës së mbrojtur në Bërzanë, në njësinë administrative Zejmen në Lezhë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, helikopteri "Cougar" ka shkuar në ndihmë të aksionit për shuarjen e vatrës që rrezikon të marrë përmasa të mëdha për shkak të erës së fortë. Ndërkohë që në terren, po punojnë forcat e emergjencave civile, e po ashtu janë angazhuar 60 efektivë të FA, forca të policisë dhe vullnetarë.

"Një vatër zjarri është raportuar në një sipërfaqe pyjore pranë zonës së mbrojtur në Bërzanë, në njësinë administrative Zejmen në Lezhë. Helikopteri Cougar ka shkuar në ndihmë të aksionit për shuarjen e vatrës që rrezikon të marrë përmasa të mëdha për shkak të erës së fortë. Në terren po punojnë forcat e emergjencave civile, janë angazhuar 60 efektivë të FA, forca të policisë dhe vullnetarë,"-bën me dije Ministria e Mbrojtjes. 

PAMJE NGA AKSIONI: 

zjarre ne shqiperi lezhe

Sondazh

Poll