Rama kritik me drejtuesit e rinj të PS, gjen 'problemin': S'ka mjaftueshëm kryetare, më thonë s'ka gra
Edi Rama kërkoi që PS të jetë një parti e territorit dhe do më shumë angazhim të grave në poste drejtuese duke mos i kursyer kritikat në këtë aspekt.
TIRANË- Partia Socialiste ka zgjedhur shumicën e kryetarëve të degëve në bashkitë e vendit. Janë vetëm 3 nga 61 bashki ku nuk ka përfunduar procesi i cili do mbyllet brenda këtij muaji, por Rama ka një tjetër problem. Rama kërkoi që PS të jetë një parti e territorit dhe do më shumë angazhim të grave në poste drejtuese duke mos i kursyer kritikat në këtë aspekt. Po ashtu, kryeministri Edi Rama i ka dhënë mesazhin e qartë drejtuesve të rinj të degëve në 61 bashkitë e vendit duke thënë se duhet të largohen nga e shkuara. Për këtë i referohet atyre që kërkojnë punë në shtet.
"Janë tre bashki që duhet të përfundojnë procesin brenda korrikut.Është kërkuar që procesi të jetë cilësor dhe korrigjues në raport me proceset e mëparshme ku tek-tuk apo ndonjëherë më shumë se tek-tuk janë mbyllur sytë për të lejuar që fiktiviteti të ngjitet deri në majën e organizimit të partisë në bazë. Sot ju kemi të gjithë ju të zgjedhur për të drejtuar partinë në prag dhe drejt një sfide sic janë zgjedhjet vendnore vitin e ardhshëm. Ndërkohë një sfidë dhe më të rëndësishme të transformimit të partisë në diçka tjetër që ti përgjigjet kohës së re që jetojmë, ndryshimeve të rëndësishme që ndodhin në mënyrë të vazhdueshme dhe që i përgjigjet një nevoje për të mbajtur sa më pranë njerëzit që na kanë besuar, njerëzit që na besojnë dhe duan të na besojnë.
Një kohë të re edhe për largimin sa më shumë nga aksi tmerrësisht i vjetër dhe shumë i konsumuar i një partie të dedikuar si një hapësirë ku disa ankohen se duan punë në shtet dhe disa kërkojnë punë në shtet dhe disa të tjerë thonë çfarë ti themi x dhe y kur nuk jemi në gjendje ti japim dhe kryetarit të partisë një punë në shtet. Kjo duhet të jetë e shkuara. Partia duhet të jetë një parti zëdhënëse e shumicës qeverisëse në territor, një parti ndërmjetëse mes shumicës qeverisëse dhe zgjedhësve dhe një parti kërkuese në funksion të adresimit të problemeve, halleve dhe shqetësimeve që konstaton në kontakt me njerëz. Të jetë një parti që përçon qoftë shqetësimet, qëllimet dhe vendimet e rëndësishme të shumicës qeverisëse por dhe shqetësimet, kërkesat dhe hallet e njerëzve që i besojnë kësaj shumicë. Të jetë një partie territorit në kuptimin më të plotë të kësaj fjale dhe jo një parti e lidhur brenda një rrethi njerëzish që bëjnë çmos të zgjidhen dhe pasi zgjidhen rrinë vetëm me njëri-tjetrin si një grup shokësh që bëjnë xhiro në bulevardin e qytetit. Kam qenë gjithmonë partizan i idesë që statuti duhet të ketë sa më pak të tilla sepse ato që ti vë duhet pastaj ti zbatosh. Por te kjo e grave dhe vajzave e kam të pamundur të pajtohem. PS është një parti që gratë e kuptojnë më mirë seç e kuptojnë burrat. Që do të thotë se është një parti më e mençur. Nuk mund ta tolerojnë që të kemi një parti ë territor që të ketë një grup të tillë, kudo qoftë. Ajo që më rezulton është se në ato komunitete që ka gra janë edhe më të mençura, janë burrat problematikë. Një vend që nuk ka ekuilibër gjinor është një vend që rri me një këmbë. Një vend gjysmagjel. Një nga arsyet që pse ne i kemi dhënë më shumë hapësirë grave dhe vajzave,”- deklaroi Rama.
Ndërsa në fund të fjalës së tij, Rama tha se PS ka nevojë për persona që të sjellin një frymë të re brenda partisë.
Sondazh
"Hap historik"/ Komiteti Mysliman i Shqipërisë: Lusim Zotin që sa më shpejt Shqipëria të bëhet anëtare e BE
Foto ilustruese TIRANË- Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka përshëndetur çeljen e negociat...
Braçe: Mos thoni “plazhet janë bosh” se po i zbrazni ju. O të pangopur me çmime të çmendura
Erion Braçe TIRANË- Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka nxjerrë listën e çmimeve të frutave në një resto...
S'ishte në ceremoninë e ngritjes së flamurit të BE te Kryeministria, flet Arben Kraja: Më ftuan, por...
Kreu i SPAK, Arben Kraja TIRANË- Arben Kraja mungoi sot në ceremoninë e ngritjes së flamurit të BE tek Kryeministria. Kreu i ...
Hakerat kërkuan 30 mln euro pas sulmit kibernetik? Rama: S'është e vërtetë! Ndalni valën e shpifjeve
Edi Rama TIRANË- Pas sulmit kibernetik ndaj faqeve të shërbimeve online, kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmin se h...
Zgjatja e moratoriumit të gjuetisë, PD: Vendim abuziv, kjo i hap rrugë gjahut ilegal që dëmton faunen
Luan Baçi TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me projektligjin e qeverisë që zgjat edhe me 5 vite të...
FOTOT/Ish-presidenti kroat takim me Berishën, Stjepan Mesiç bën shqiponjën
Mesiç dhe Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pritur në një takim ditën e sotme ish-presidentin ...
Qeveria s'mori asnjë përfaqësues të opozitës në Bruksel, PD: Rama prishi traditën, Berisha merrte gjithmonë deputetë të PS
Megi Balliu TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar sërish pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare që u mbajt në Bruks...
Pas sulmeve publike, Rama s'fton kreun e SPAK në ceremoninë e hapjes së negociatave
Foto ilustruese TIRANË- Pas hapjes zyrtarisht të negociatave një ditë më parë në Bruksel, kryeministri Edi Rama zhvilloi...
Bylykbashi e akuzoi për pazar me Ramën, Çupi: I kam ftuar të bashkëpunojmë
Dhurata Çupi TIRANË- Deputetja Dhurata Çupi, bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Territoriale, i ka mohuar akuzat e ...
Takimi i demokratëve/ Alibeaj: Nuk e tradhëtoj Bashën. Bardhi: S'do e shpallim armik, unë flas me të
TIRANË- Janë zbardhur debatet dhe diskutimet brenda mbledhjes së demokratëve e cila u zhvillua ditën e djesme në një lokal ...
