Aktualitet

Celula e spiunazhit iranian/ 'Baza' jo vetëm në Tiranë, sekuestrohen kompjutera dhe celularë në Laç e Lezhë

Në ambientet e kontrolluara janë gjetur kompjutera dhe celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekspertizave të SPAK për të bërë të mundur identifikimin e personave që janë pjesë e kësaj celule, e cila mendohet se është themeluar në 2019.

20 Korrik 2022, 18:02 Nga k.m.
Celula e spiunazhit iranian/ 'Baza' jo vetëm në Tiranë,
Foto ilustruese

TIRANË- Ambiente të tjera në Laç dhe Lezhë. Urdhëri i nxjerrë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka sjellë kontrollin në një celulë të dyshuar iraniane në vendin tonë. Në ambientet e kontrolluara janë gjetur kompjutera dhe celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekspertizave të SPAK për të bërë të mundur identifikimin e personave që janë pjesë e kësaj celule, e cila mendohet se është themeluar në 2019.

Por nuk ka përfunduar me sekuestrimin e mjeteve kompjuterike. Në pyetje janë marrë edhe të paktën 11 persona dhe vijojnë të kenë në vëzhgim disa të tjerë në vendin tonë, përfshi edhe shtetas shqiptarë. Ndërsa deri më tani dyshohet se një grup me 20 persona, të gjithë ish-anëtarë të MEK, kishin në shënjestër opozitën iraniane që strehohet në vendin tonë në Manzë. Ata ishin rekurtuar nga agjencitë e shërbimeve sekrete iraniane dhe mbledhin të dhëna për kampin në Manzë, ku mendohet se kishin planifikuar një sulm terrorist.

Në Tetor të 2020 u arrestua ish-anëtari i MEK, Bijan Poolagrad si pjesë e kësaj celule. Ai u kallëzua nga nga personi që jetionte me qira.  Ai ndërhynte në rrjetet sociale të personave të tjerë, i merrte nën kontroll ato dhe kontaktonte me bashkëpunëtorët e tij, të cilëve i çonte foto, video dhe informacione për kampin. Ndërsa hetimet e fundit kanë zbuluar se në ndihmë të këtyre iranianëve kishte dhe shqiptarë, por deri më tani nuk ka asnjë të identifikuar me emër. Ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur të gjithë dosjen e plotë. 

spiunet e mek tirane

Sondazh

Poll