Aktualitet

Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për prokurorin Florian Boshnjaku, kërkon shkarkimin e tij

Komisioneri Publik ka bërë me dije se ka konstatuar që nga shqyrtimi i vendimit paraqiten rrethana të tilla ligjore e fakti, që e bëjnë të cënueshëm verdiktin final.

20 Korrik 2022, 17:41 Nga k.m.
Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për prokurorin Florian Boshnjaku,
Florian Bonjaku

TIRANË- Komisioneri Publik ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kualifikimin në detyrë të prokurorit të Krujës, Florian Bonjaku. Në njoftimin e shpërndarë në media, Komisioneri Publik ka bërë me dije se ka konstatuar që nga shqyrtimi i vendimit paraqiten rrethana të tilla ligjore e fakti, që e bëjnë të cënueshëm verdiktin final.

"Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e ankimit të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, pasi të ketë kryer vetë Kolegji një hetim të plotë, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 537, datë 2.6.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivleresimit, z. Florian Bonjaku,"-shkruhet ndër të tjera në vendimin e Komisionerit Publik.

florian bonjaku

Sondazh

Poll