Braçe: Mos thoni “plazhet janë bosh” se po i zbrazni ju. O të pangopur me çmime të çmendura
Erion Braçe TIRANË- Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka nxjerrë listën e çmimeve të frutave në një resto...
Duke vlerësuar se kemi një barrë të rëndë përpara në plotësimin e kushteve, Spahiu uron që kjo të ndodhë sa më shpejt në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e BE.
TIRANË- Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka përshëndetur çeljen e negociatave me BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar një hap historik për dy vendet por dhe mbarë rajonin. Duke vlerësuar se kemi një barrë të rëndë përpara në plotësimin e kushteve, Spahiu uron që kjo të ndodhë sa më shpejt në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian.
"Vizioni i paraardhësve të mi përgjatë një shekulli mëvetësi të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, hoxhallarëve e dijetarëve rilindas të fesë Islame ka qenë orientimi dhe vokacioni pro perëndimor i Shqipërisë. I tillë mbetet edhe për ne ky orientim. Çelja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një hap historik për vendet tona dhe mbarë Rajonin. Të gjithë aktorët dhe faktorët e ndryshëm, brenda dhe jashtë vendit, kanë një kontribut të çmuar në këtë arritje. E rëndë do të jetë pesha dhe përgjegjësia për të gjithë ne, veçanërisht klasën politike, për të plotësuar me rigorozitet kushtet për anëtarësim të plotë në BE. Shpresojmë dhe i lutemi Zotit që kjo rrugë në të cilën sapo kemi hyrë të jetë sa më e shpejtë në përmbushjen e kritereve për të finalizuar plotësisht ëndrën kahershme, të qenit vend anëtarë me të drejta të plota i BE. Urime Shqipëri!,"-shkruan Spahiu.
Ditën e djeshme u mbajt në Bruksel konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria zyrtarisht ka çelur negociatat me BE. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.
Erion Braçe TIRANË- Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka nxjerrë listën e çmimeve të frutave në një resto...
Kreu i SPAK, Arben Kraja TIRANË- Arben Kraja mungoi sot në ceremoninë e ngritjes së flamurit të BE tek Kryeministria. Kreu i ...
Edi Rama TIRANË- Pas sulmit kibernetik ndaj faqeve të shërbimeve online, kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmin se h...
Luan Baçi TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me projektligjin e qeverisë që zgjat edhe me 5 vite të...
Mesiç dhe Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pritur në një takim ditën e sotme ish-presidentin ...
Megi Balliu TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar sërish pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare që u mbajt në Bruks...
Foto ilustruese TIRANË- Pas hapjes zyrtarisht të negociatave një ditë më parë në Bruksel, kryeministri Edi Rama zhvilloi...
Dhurata Çupi TIRANË- Deputetja Dhurata Çupi, bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Territoriale, i ka mohuar akuzat e ...
TIRANË- Janë zbardhur debatet dhe diskutimet brenda mbledhjes së demokratëve e cila u zhvillua ditën e djesme në një lokal ...
Lefter Geshtenja TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike, të cilët nuk janë në krah të Sali Berishës duket se ...