Politike

S'ishte në ceremoninë e ngritjes së flamurit të BE te Kryeministria, flet Arben Kraja: Më ftuan, por...

Arben Kraja pranoi që e ka marrë ftesën, por sqaroi se nuk ka mundur të jetë i pranishëm për shkak të angazhimeve të tjera.

20 Korrik 2022, 17:13 Nga k.m.
S'ishte në ceremoninë e ngritjes së flamurit të BE te
Kreu i SPAK, Arben Kraja

TIRANË- Arben Kraja mungoi sot në ceremoninë e ngritjes së flamurit të BE tek Kryeministria. Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, o kontaktuar nga Report Tv, Kraja pranoi që e ka marrë ftesën, por sqaroi se nuk ka mundur të jetë i pranishëm për shkak të angazhimeve të tjera.

"Kam pasur ftesë, por për arsye të angazhimeve që kisha të planifikuara më parë online takime me autiritete homologe të huaj, nuk kisha mundësi të shkoja, angazhime për çështje pune", tha Kraja për Report Tv.

Ndërkohë që nga Kryeministria nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me mungesën e Krajës. 

 

arben kraja

Sondazh

Poll