Politike

Zgjatja e moratoriumit të gjuetisë, PD: Vendim abuziv, kjo i hap rrugë gjahut ilegal që dëmton faunen

Me anë të një deklarate për mediar, deputeti Luan Baçi shprehet se i bashkohet mendimit të Shoqatës së Gjuetarëve të cilët e cilësojnë këtë si njjë vendim abuziv që shkel hapur të drejtat e komuniteteve lokale.

20 Korrik 2022, 15:58 Nga e.k
Zgjatja e moratoriumit të gjuetisë, PD: Vendim abuziv, kjo i hap
Luan Baçi

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me projektligjin e qeverisë që zgjat edhe me 5 vite të tjera moratoriumin e gjuetisë duke e çuar kështu në 15 vite në total. 

Me anë të një deklarate për mediar, deputeti Luan Baçi shprehet se i bashkohet mendimit të Shoqatës së Gjuetarëve të cilët e cilësojnë këtë si njjë vendim abuziv që shkel hapur të drejtat e komuniteteve lokale.

"Partia Demokratike do të ofrojë ekspertizën ligjore për të mbështetetur Federatën për Gjueti dhe Konservim, e cila do ta çojë ligjin në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Nuk është flora dhe fauna shqetësimi i qeverisë, që e aktivizon për herë të tretë moratoriumin anti-gjueti.
Është e njëjta qeveri që do të shpyllëzojë vendin;
e njëjta qeveri që nuk ndalon zjarrvëniet e qëllimshme në mijra hektarë pyje;
e njëjta qeveri që asetet e trashëgimisë kulturore i kthen në projekte biznesi me hekur e beton", thuhet në deklatatë.

 DEKLARATA E PLOTË E DEPUTETIT TË PD, LUAN BAÇI

Shtyrja e moratoriumit të gjuetisë me 5 vite të tjera, Partia Demokratike u bashkohet shoqatave për Gjueti dhe Konservim, të cilat e denoncojnë si vendim krejtësisht abuziv

Deklarata e deputetit Luan Baçi

Mazhoranca socialiste ka kaluar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, dhe do të sjellë në Kuvend, projektigjin për shtyrjen e moratoriumit të gjuetisë me 5 vite të tjera. Kjo është hera e tretë që vendoset moraturimi, duke e çuar në 15 vjet ndalimin e gjuetisë në vend. Partia Demokratike u bashkohet shoqatave për Gjueti dhe Konservim, të cilat na e kanë përcjellë këtë shqetësim, dhe e denoncon si krejtësisht abuziv moratoriumiun. Ky ështe një rast i paprecedent, që ndodh vetëm në Shqipëri, duke shkelur hapur të drejtat e komuniteteve lokale.

Partia Demokratike do të ofrojë ekspertizën ligjore për të mbështetetur Federatën për Gjueti dhe Konservim, e cila do ta çojë ligjin në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Nuk është flora dhe fauna shqetësimi i qeverisë, që e aktivizon për herë të tretë moratoriumin anti-gjueti.
Është e njëjta qeveri që do të shpyllëzojë vendin;
e njëjta qeveri që nuk ndalon zjarrvëniet e qëllimshme në mijra hektarë pyje;
e njëjta qeveri që asetet e trashëgimisë kulturore i kthen në projekte biznesi me hekur e beton.
Aryeja ka të bëjë me të konsideruarit e Shqipërisë si çiflig ku lejohet të gjuajnë vetëm nomenklatura e partisë në pushtet.
Shprehim bindjen se moratoriumi nuk e ndalon gjuetinë, por i hap rrugë gjahut ilegal, i cili bëhet edhe më i dëmshëm për faunën e Shqipërisë.
Partia Demokratike do ta votojë kundër projektligjit dhe do t’i dalë zot komuniteteve të prekura nga politikat e mbrapshta të qeverisë.

partia demokratike luan baci

Sondazh

Poll