Politike

FOTOT/Ish-presidenti kroat takim me Berishën, Stjepan Mesiç bën shqiponjën

Në një postim në Facebook Berisha tha se në takim u diskutua për situatën e vështirë qv po kalon vendi por dhe për shpresat për ndryshim në të ardhmen.

20 Korrik 2022, 15:58 Nga d.a.
FOTOT/Ish-presidenti kroat takim me Berishën, Stjepan Mesiç bën
Mesiç dhe Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pritur në një takim ditën e sotme ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiç.

Në një postim në Facebook Berisha tha se në takim u diskutua për situatën e vështirë qv po kalon vendi por dhe për shpresat për ndryshim në të ardhmen.

Në takim nuk kanë munguar as foton mes dy palëve ku ajo që bie në sy është edhe një foto ku Berisha dhe Mesiç bëjnë simbolin e shqiponjës.

Postimi i plotë:

Takim me mikun e shquar të kombit shqiptar dhe mikun tim të hershëm, ish-Presidentin e Kroacisë, Z. Stjepan Mesić.
Në këtë takim diskutuam për situatën e vështirë që po kalon vendi ynë por edhe shpresat për ndryshimin dhe të ardhmen.
Po keshtu, diskutuam për zhvillimet në rajon dhe Europë.
Presidenti Mesić më uroi së bashku me Partinë Demokratike në misionin tonë dhe shprehu bindjen se ne do ta përmbushim këtë mision.
Në takim ishte prezent edhe aktivisti i të drejtave të njeriut, Z. Muharrem Salihu, i cili më dhuroi librin e tij kushtuar Etnografisë së Medvegjes e kostumeve të trojeve të tjera shqiptare.
Po kështu, në takim ishte veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar në Kroaci, z. Idris Sulejmani.
Takimi ishte i hapur.

sali berisha stjepan mesic

Sondazh

Poll