Irani sulmoi Shqipërinë? Hakerat publikojnë numra të politikanëve shqiptarë dhe familjarëve: Na jepni 30 mln $
Zyrtarisht autoritetet shtetërore flasin për një sulm kibernetik të ngjashëm me atë që ka ndodhur në vendet e tjera.
Kaluan katër ditë dhe e-albania, shërbimi on line i të gjithë zyrave të shtetit nuk është ringritur. Pothuajse janë paralizuar shërbimet në pjesën më të madhe të zyrave të shtetit. Zyrtarisht autoritetet shtetërore flasin për një sulm kibernetik të ngjashëm me atë që ka ndodhur në vendet e tjera. Thuhet gjithashtu se është duke u punuar për të rikthyer në punë sistemin. Por ajo që nuk thuhet, përmendej nga ekspertët e IT të cilët kuptojnë thelbin e një sulmi kibernetik.
Top Channel mëson se në kompjuterat e selisë qendrore të AKSHI-t dhe e-Albania ka dalë kjo tabelë e cila pretendohet se është e hakerave.
Në të thuhet: Të gjithë skedarët tuaj janë të koduar me enkriptim RSA 2084. Nuk është e mundur të rikuperoni skedarët tuaj pa një celës privat. Duhet të na telefononi për të marrë të gjithë celsat privatë për të gjithë PS e prekur”
Më pas janë publikuar disa numra telefoni shqiptarë. Keta numra jane te krereve te shtetit shqiptar dhe familjareve te tyre dhe jo te hakerave. ne kete menyre mesazhi kërkon te jap enje sinjal te qarte politik per qëndrimin e shtetit shqipytar
Mesazhi mbyllet edhe me nje koment që ngre shumë dyshime. Në të thuhet: Pse duhet të shpenzohen taksat tona në dobi të terroristëve të Durrësit”.
Në këtë mënyrë hakerat kanë dashur të tregojnë lidhjen e tyre me shtetin iranian që prej kohësh ka futur Shqipërinë në listën e vendeve jo mike për shkak se strehon anëtarët e opozitës iraniane.
Por mesazhi i dytë ngre dyshime të tjera. Burimet i thanë Top Channel se në një mesazh të dytë ka shkuar pranë AKSHI-t ku janë kërkuar si shpërblim 30 milionë dollarë në bitcoin.
Hakerat kanë bllokuar të dhënat e shtetit shqiptar me sistemet më të vështira për t’u zbërthyer. Ndërkohët mësohet se dëmi që kanë shkaktuar është shumë i madh sepse virusi i përdorur fshin dokumentat në cdo institucion dhe numri i kompjutera të prekur është shumë i madh. Ndërkohë që ende nuk është e qartë se sa ditë apo sa muaj mungojnë në skedarët e back up të e-Albania.
Mesazhi i shfaqur në kompjuterat e AKSHI-t nuk mund të thuhet se tregon qëllimin e vërtetë të sulmuesve. Kjo për faktin se virusi i përdorur përvecse bllokon të dhënat, edhe i fshin ato. Por edhe krijon një rrugë komunikimi mes kompjuterëve dhe i jep mundësi hakerave që të kopjojnë cdo të dhënë por edhe ti fshijnë ato. Hakerat ndërkohë janë njohës shumë të mirë të gjuhës shqipe dhe përdorin numra shqiptarë. Identiteti i hakerave nuk është aspak një alibi për faktin që e-Albania kishte një sistem mbrojtës aq të dobët sa u shemb kaq lehtë./Marrë nga TopChannel
Sondazh
Shqiptarët u mësuan me Covid-19 dhe po bëhen ‘mjekë të vetes’... Por po blejnë më shumë ilaçe
Foto ilustruese Nga fjalia “nuk ka më virus” vendi ynë kaloi shumë shpejt në “janë regjistruar 1850 raste në...
Aksioni në Fier/ Detaje nga zbulimi i parcelës në Mujalli, mes misrit ishim mbljellë mbi 7000 rrënjë kanabis
Foto ilustruese FIER- Detaje të reja janë bërë me dije nga zbulimi i parcelës në fshatin Mujalli, ku mes misrit ishim mbjell&...
Qeveria u heq 30 mijë lekëshin pensionistëve, të moshuarit: Është e papërballueshme jetesa, çmimet janë të larta
Foto ilustruese TIRANË- Të moshuarit në Shqipëri janë kategoria që e vuajnë më shumë rritjen galoponte të...
Zjarr në brendësi të fshatit Vuno, zjarrëfikësit në vendngjarje
Zjarr VLORË- Ditën e sotme ka nisur një zjarr brenda fshatit Vuno të Vlorës. Zjarri i përmasave të mëdha ësht&...
VD/ Gomonia e përdorur nga trafikantët, e braktisur dhe nën flakë
Gomonia e djegur nga trafikantët KURBIN- Mëngjesin e sotëm, u gjet e djegur në Godull të Kurbinit në zonën pran&eum...
Vazhdon gjyqi i pazakontë në Kuçovë! Qytetarët dëshmojnë për pronarin e autokombajnës
Banoret KUÇOVË- Banorët e fshatit Kozare të Kuçovës kanë mbërritur sërish ditën e sotme në Gjyka...
Breshëri dëmtoi gjithë prodhimin, fermerët ndihen të braktisur nga shteti, eksperti: Bujqësia në kolaps
Frutat e dëmtuar nga breshëri DEVOLL- Fermerët e Devollit ndihen të braktisur nga shteti pas breshërit fatal që ju dëmto...
U zunë për rradhën në banjë, 17-vjeçari shqiptar plagos bashkëmoshatarin egjiptian në Itali
Foto Ilustruese ITALI- Një djalë 17-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili jetonte në një strehë për të mitur ...
Dhunoi djalin e tij, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale
Policia e Tiranës TIRANË- Një 48 vjeçar i identifikuar me inicialet E.C ka rënë në prangat e Policisë së Tir...
FNSH kontrolle në Fier/ Pas parcelës, gjendet një mjet në kanal, dyshohet se ka kanabis
Policia FIER- Një mjet i braktisur është gjetur ditën e sotme në një kanal në zonën e Baltzës në Fier, di...
